Hoxha: Partitë shqiptare bashkërisht të kërkojnë heqjen e termit “20 përqind” nga Kushtetuta

    Lëvizja Besa i ka ftuar në takim të gjitha partitë politike shqiptare, në prag të ndryshimeve kushtetuese në RMV, për të unifikuar qëndrimet e tyre politike.

    Zv.kryetari i Lëvizjes Besa Arianit Hoxha, sot në konferencë për shtyp kërkoi që partitë shqiptare bashkërisht të kërkojnë heqjen e termit “20 përqind” nga Kushtetuta, i cili i referohet gjuhës shqipe.

    “Në frymën e interesit mbi partiak dhe duke u nisur nga fakti se të gjitha partitë politike parlamentare shqiptare janë nënshkruese të deklaratës së përbashkët politike si dhe mekanizmit politik për unifikim të qëndrimeve që është tryeza e partive politike, sot në emër të kryetarit të Lëvizjes Besa, Bilall Kasami u dërgojmë ftesë të gjitha partive politike shqiptare për një takim të përbashkët ku do të diskutohet avancimi i të drejtave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut”.

    “Në këtë takim do të diskutohet dhe ndërtimi i një qëndrimi të përbashkët rreth ndryshimeve kushtetuese që do të duhet të ndodhin shumë shpejt dhe si ndërmarrja e hapave konkret se si të heqim termin nënçmues 20 për qind dhe të njëjtin ta zëvendësojmë me termin gjuha shqipe”, tha Arianit Hoxha, zëvendëskryetar i Lëvizjes Besa.

    Lajmi Paraprak

    Qytetarët blejnë ushqime të prishura për shkak të fikjes së frigoriferëve në markete

    Lajmi i rradhës

    Komuna e Tetovës dhe e Gostivarit, për shkak të krizës nuk mund ta shlyejnë borxhin me “Rusinon”

    Lajme tjera

    Fajësoni Perëndimin

    Partia e presidentit rus, Vladimir Putin po i drejtohet një tjetër fitoreje të madhe në zgjedhjet parlamentare. Rusia…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë