Hodhi vezë drejt Mbretit Karl dhe gruas së tij, arrestohet një person në Mbretërinë Bashkuar (Video)

    Një person është arrestuar në Mbretërinë e Bashkuar, pasi hodhi vezë drejt Mbretit Karl dhe bashkëshortes Mbretëreshë.

    Pamjet e momentit kur vezët i kaluan shumë pranë u përhapën me shpejtësi në rrjete sociale, pasi ishte një situatë e pazakontë.

    Oficerët e policisë nxituan menjëherë për të kapur autorin, i cili po bërtiste me akuza ndaj mbretit.

    Autori ende i paidentifikuar, u arrestua dhe u mbaj i shtrirë, deri në momentin që erdhën forcat e tjera policore.

    Karl III, i cili erdhi në fron në shtator pas vdekjes së nënës së ti, Mbretëreshës Elizabetë, është në një turne dy-ditor në Anglinë veriore.

    Vezë u hodhën gjithashtu në makinën mbretërore të Elizabeth në vitin 2022 kur ajo vizitoi Nottingham në Anglinë qendrore, dhe protestuesit anti-britanikë hodhën vezë ndaj Karl gjatë një shëtitjeje në qendër të Dublinit në 1995.

    Lajmi Paraprak

    Publikohen nëntë pikat e planit franko – gjerman për dialogun Kosovë – Serbi

    Lajmi i rradhës

    Mickoski për zgjedhjen e Abazit për prokuror: Marrëveshje e partive politike në pushtet

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë