SHTËPIA E FUNDIT QË DUHET TË PRISHET NË “BLLAGOJA TOSKA” | Arrihet marrëveshje ndërmjet Komunës së Tetovës dhe pronarit të shtëpisë

    Shtëpia e fundit që duheshte të rrënohej sot në bulevardin “Bllagoja Toska” në Tetovë u shty edhe për një afat 2 javor, për shkak se pronari i shtëpisë Islam Rushiti duhet të lirojë shtëpinë, gjegjësisht të largojë gjërat nga shtëpia dhe do të vendoset në një banesë për një afat të shkurtër, derisa marrëveshja me Komunën e Tetovës të finalizohet, raporton Nistori.

    “Njëherë është vendosur për dy javë ditë, pastaj do të presim se çfarë do të vendosë me vlerësimin e vendit. Edhe dy javë do të qëndrojmë këtu. Brenda këtyre dy javëve ne duhet ta lirojmë vendin dhe ata të na japin paratë – vlerësimin sa e ka dhe të bëhet plani të ndërtojmë aty. Na kanë thënë se kërkesën tonë do e marrin parasysh, sa ka thënë vlerësimi, edhe ne e lirojmë, si krejt qyteti që është mbi 30%, e lirojmë dhe është puna pastër. Jetoj 60 vite, me gjashtë fëmijë. Nuk jam kundër rrugës. Pasi të prishet, do të qëndrojmë me një banesë. Kërkesa jonë, ashtu siç e kërkojmë, realizohet, të paktën kështu na kanë thënë”, tha Rushiti.

    Besar Durmishi nga Komuna e Tetovës tha se afati për lirimin e shtëpisë është 1 javë të gjitha procedurat kanë përfunduar, ajo pronë është në emër të komunës dhe objekti në fjalë duhet të largohet.

    “Komuna ka gjetur një vendbanim ku do e mbulojë edhe qiranë deri sa pala të zhvendoset në vendin e saj me mjetet të cilat ka bërë eksproprijimin, të marrë ndonjë objekt apo banesë. Të gjitha procedurat gjyqësore janë të përfunduara sa i përket çështjes së eksproprijimit. Domethënë ai vend tani më është në pronësi të Komunës së Tetovës dhe kemi kërkuar që të bëhet zhvendosja e asaj familje.” – deklaroi Durmishi.

    Komuna, sipas Durmishit, nuk vepron në asnjë moment jashtë kornizave ligjore dhe gjithçka që duhet të bëhet që ai bulevard të hapet do përfundojë të gjitha proceset. Familja ka kërkuar afat kohor një javë që të mund t’i largojë mjetet nga shtëpia. Avokati i familjes obligohet që të bëjë shkresë edhe për një javë dhe ne e aprovuam, shprehet Durmishi.

    Durmishi shtoi se familja mund ta vazhdojë procesin gjyqësor për çështjen e çmimit, por procesi i eksproprijimit ka përfunduar dhe në bazë të vendimit të gjyqit, organet e rendit duhet ta heqin atë objekt.

    Ndryshe, kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami javë më parë tha se kontesti me banorin e fundit i cili nuk lejon që t’i prishet shtëpia dhe nuk pranon ofertën e komunës, do të duhet që ditën e hënë të ndërhyjë policia, pasi edhe nuk e respekton ligjin.

    Sipas dinamikës së punëve në terren, Kasami më 18 maj 2022 tha se bulevardi duhet të jetë gati në vjeshtë të vitit 2022. Ndryshe, bulevardi u premtua në dy mandatet e ish-kryetares Teuta Arifi, por nuk u has deri në realizimin e tërësishëm të këtij projekti, projekt i cili do t’ua lehtësojë lëvizjen qytetarëve. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Mungojnë terapitë e insulinës në RMV, shkak plotësimi i tenderit

    Lajmi i rradhës

    Institucionet e Maqedonisë së Veriut nuk japin llogari për shtetësinë e dhënë oligarkut ukrainas

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë