Sulmohen tifozët e KF Bashkimi 1947 nga dhjetëra huliganë, kishin bejzbollë e shufra hekuri (Video)

    Në kuadër të xhiros së 15-të në Ligën e tretë Veri, në stadiumin e lagjes Aerodrom Shkup, ku u ndeshën KF Aerodrom – KF Bashkimi ka ndodhur një incident, me ç’rast në mënyrë barbare janë sulmuar fizikisht lojtarët dhe tifozët e KF Bashkimi.

    Komunikata e plotë e KF Bashkimi 1947 e postuar në faqen e klubit nga Kumanova

    Dje me date 04 dhjetor 2022, ne stadiumin e lagjes Aerodrom Shkup, ne kuader te xhiros se 15-te, u ndeshen k.f. Aerodrom – k.f. Bashkimi. Ne shkallet e stadiumit kishin udhetuar me veteiniciative edhe shikues e tifoz nga Kumanova per te perkrahur klubin tone.
    Deri ne minutin e 69-te, ndeshja rrodhi ne fryme sportive dhe pa asnje verejtje. Pikerisht, ne kete minute, nga rruga, permes pjeses administrative te stadiumit ne pjesen e tribuneve u futen 40 huligan me maska, bejzboll shkopinj, thika, zinxhire, gure e mjete tjera metalike, ku sulmuan ne menyre shtazarake shikuesit/tifozet shqiptar dhe te tjeret qe ishin ne shkallet e stadiumit. Ekipi nikoqir, nuk kishte arritur te siguroj asnje kusht per sigurine e shikuesve (as kujdestar rendi, as polici, as persona te sigurimit fizik) dhe duke shfrytezuar keto leshime skandaloze, huliganet e kishin fare te lehte te depertojne dhe te realizojne sulmin e tyre.
    Eshte vetem mrekullia e Zotit, qe nuk kemi viktima dhe e tera kaloi me lendime dhe deme materiale. Guret dhe skopinjet perfunduan edhe ne teren, duke rrezikuar edhe jeten e vete lojtareve tane.
    Vlen te theksohet, se ky grup ska qene prezent ne stadium, por jane organizuar jashte saj, me te vetmin qellim, rrahjen brutale te shqiptareve ne shkallet e stadiumit.
    Te lenduarve u deshirojme sherim dhe urojme qe skena te tyre vandale te mos ndodhin ne stadiumet apo sallat sportive!
    P.s. Video ne vazhdim eshte pasi grupi huligan jane zbrapsur dhe tentimi i tyre nga jashte terenit per te gjuajtur gur.
    Fotot – gjesende te hudhura ne teren
    .

    Lajmi Paraprak

    Gripi i “këputi” fëmijët e lindur në pandemi, mbushen spitalet nga virozat stinore

    Lajmi i rradhës

    Ndërroi jetë artisti Arlind Gjikolli – Gjikla

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë