Ku shtrohet vala

    Lasgush Poradeci

    Ku shtrohet vala përmi zall
    E fryn një këng’ e pakuptuar,
    Të pashë, motër, plot me mall,
    më pe me shpirt të llaftaruar.

    Q’aherë silleshim me nge
    Gjith vet-i dytë, vet’e dytë…
    Dh’i shtinja sytë gjith përdhe-
    Gjithë përdhe m’i shtinje sytë…

    Po me t’u ndarë vet e vet,
    Më s’kishim turp që s’kishte fjalë…
    Na ritej malli posi det,
    Posi një det që vjen me valë:

    E prapë silleshim me nge
    Gjith vet-i dytë, vet-e dytë;
    E prapë sytë gjith përdhe,
    Gjithë përdhe pikonin sytë.

    Q’aherë qamë plot me mall
    Atë vështrimin e kaluar,
    Ku shtrohet vala përmi zall
    E fryn një këng’ e pakuptuar.

    Se kish kuptim që s’kish kuptim,
    Kuptim’i fellë-i mallit t’onë;
    Se malli jon’ish zotërim,
    Që robëron përgjithëmonë;

    Se s’dashuronja-as un’ as ti,
    Po dashuronte dashurija:
    Një dashuri – një fshehtësi
    M’e fshehur sesa fshehtësija.

    Lajmi Paraprak

    Kush janë “partnerët alternativë” të Escobarit për Asociacionin?

    Lajmi i rradhës

    Nuk është një Botëror, është një kauzë, një rebelim!

    Lajme tjera

    Kur të jesh plakur

    Poezi nga William Butler YeatsPërktheu Orjela Stafasani Kur të jesh plakur, thinjur dhe përgjumur të jesh,përkulur pranë zjarrit…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë