Çfarë është hiperprindërimi, kur kujdesi i tepërt dëmton?

    Është fjala për një stil prindërimi që karakterizohet nga kujdesi, meraku dhe kontrolli i tepërt nga nëna apo babai drejt fëmijëve..Pasoja kryesore negative e këtij stili edukimi dhe prindërimi është pengesa që krijon në zhvillimin e autonomisë, pavarësisë, vetëfunksionimit që janë aspekte aq të rëndësishme për mirërritjen e fëmijës.

    Ka disa lloje prindërish “hiperprindërues”, të cilët rënditen më poshtë dhe emërtimet janë metaforike:

    ?Helikoptere: Ata që janë vigjilente dhe kontrollues të cdo levizjeje të fëmijes në cdo rast e cast.

    ?Pastruesit e dëborës: Ata që fshijnë cdo vështirësi dhe pengesë nga jeta e fëmijës, në mënyrë që ta kenë të lehtë cdo gjë, por që në fakt prodhojnë fëmije të paaftë për të zgjidhur problemet kur rriten e që frustrohen shumë lehtë.⠀

    ?Tigra: Kërkojnë përsosmerinë në cdo detaj të jetës së fëmijës, duke prodhuar shumë ankth, frikë nga gabimi dhe pakënaqesi ndaj vetes.⠀

    ?Axhenda: Ata qe veprojne si “asistente” te femijeve te tyre, duke i bere gati gjithcka e duke mos i lene te lodhen apo sprovohen.⠀

    ?Bodyguard: Ata qe jane hipermbrojtes dhe hiperperkujdeses, i dalin ne mbrojtje perhere edhe kur femija dukshem nuk ka te drejte.⠀

    ? Maxhordome: Ata qe permbushin cdo kerkese te femijes ne menyre te menjehershme, prinderit qe nuk thone kurre “jo”

    ?Sigurisht qe qellimi i ketyre prinderve eshte shume i mire, nisen nga siguria e femijeve te tyre dhe duan t’i mbrojne, por ne fakt rezultati eshte i demshem sepse femija rritet i pazoti per te zhvilluar vete mekanizmat per t’u perballur me frikerat dhe problemet e veta.

    Keto stile prinderimi sjellin:
    ✅Mungese pjekurie emocionale dhe aftesi socializimi
    ✅Veshtiresi per te ekuilibruar emocionet e veta, ankth me te larte
    ✅Ide dhe pritshmeri te gabuara te vetes (qe meriton te gjeje gjerat gati, te kete perhere te drejte)

    ❤Hiperprinderimi e demton femijen, ashtu sic e demton dhe abuzimi emocional apo neglizhenca. Disa gjera qe prinderit mund te kene parasysh lidhur me kete teme jane:

    ?Mos kufizoni mundesine qe kane femijet per te mesuar nga gabimi dhe deshtimi- lerini te “bien ne menyre qe te mesojne te ngrihen vete”
    ?Ndihmojini te mesojne te kontrollojne emocionet e veta dhe te menaxhojne zemerimin, frustrimin dhe frikerat, ne menyre qe te fitojne vete-kontroll e jo te kene zgjidhje te gatshme per gjithcka.
    ?Nese i jepen perhere zgjidhje te gatshme, femija nuk fuqizohet por perkundrazi, do te brendesoje idene se nuk di dhe do te zhvilloje varesi nga prindi apo figura te tjera. Nese lihet i lire te perballet ne menyre te shendetshme me jeten dhe prindi eshte aty si mbeshtetje, i behet nje dhurate e madhe per personalitetin e tij; rritet me vetebesim e duke qene i pergjegjshem. /Humanum/

    Lajmi Paraprak

    Poezi nga Jorge Luis Borges

    Lajmi i rradhës

    Mijëra punëtorëve në RMV nuk u është bërë pagesa e K-15

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë