Daut Dauti
U qunë peshë dje ni milet:‘Kqyrni, kqyrni çka kanë prodhu zvicrantë’. Bile, edhe prefesori i universitetit. E kish paraqitë sikur që kjo firmë duhet të shenjtërohet dhe se ky veprim është meritë e drejtëpërdrejtë e shqiptarëve dhe heroizëm personal i Skenderbeut.
Punë hyjnore, thanë. Arritje shekullore e shqiptarëve. Gati thanë që kësi sahati ka bajtë edhe Skenderbeu.
Reklamë është, o ‘njerëz’ se prej që kanë dalë ajfonat nuk po shiten ma sahatat. Grrep për me tërhjekë blerësin me ndjenja patriotike. Trik m’i mashtru ballkancat. Ne hongsh me ble.
A thua kështu kanë reaguar edhe serbët dhe malazezët kur i kanë parë sahatat e kësaj firme me simbolet e tyre? Kurrë jo. Ata e dinë dallimin mes reklamës dhe realitetit.