Apasievi e sulmon ministrin Bekim Sali për avancimin e shqiptarëve
Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali ka qenë cak i sulmeve të liderit të partisë “E Majta”, Dimitar Apasiev. Kjo për arsye se në sektorin e Shëndetësisë ka pasur 17 avancime, ndërsa 14 prej tyre janë shqiptarë. Menjëherë ka ardhur reagimi i Salit, duke theksuar se Apasiev duhet të kërkojë ilaç për shërimin e albanofobisë, përcjell Nistori.
“Edhe pse kemi personel të mirë nëpër klinika, fatkeqësisht Ministria e Shëndetësisë ende nuk ka zbuluar ilaç për albanofobinë. Në ministrinë që e drejtoj unë, secili avancohet sipas meritave dhe punës që e bën e jo sipas përkatësisë partiake e politike që e ka.” – ka deklaruar Sali.
Ndryshe, Dimitar Apasiev njihet si njëri nga politikanët që është shprehur shpesh me gjuhë raciste dhe gjuhë të islamofobisë. /Nistori/