Thaçi dhe Mijallkov dënohen me nga dy vjet burg

    Gjykata Themelore Penale – Shkup sot shpalli aktgjykimin për rastin “Titanik 2”, lëndë e cila ka të bëjë me parregullsitë në zgjedhje.

    Në rigjykim të lëndës, të akuzuarit Menduh Thaçi, Sasho Mijallkov, Bedredin Ibraimi, Sasho Sërcev dhe Aneta Stefanovska u dënua me nga dy vjet burg.

    Në seancën e sotme nuk mori pjesë Menduh Thaçi, ndërsa me vonesë erdhi Sasho Mijallkov.

    Ndryshe me aktgjykimin e parë të shpallur më 8 mars 2019, të akuzuarit u dënuan me 19 vjet e 8 muaj burg, por në dhjetor të po atij viti, Gjykata e Apelit në Shkup e prishi aktgjykimin dhe e ktheu lëndën në rigjykim./Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Biblioteka britanike heq dorë nga gjoba për librin e vonuar 58 vjet

    Lajmi i rradhës

    Takohen Ibrahimi e Mexhiti, bisedojnë për zgjerimin e shumicës parlamentare

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë