13 vjet kursime për të blerë një banesë në Maqedoni

    Meqenëse për të blerë një apartament një familje do t’i duhen të paktën 13.3 vjet kursime, Maqedonia e Veriut konsiderohet si një prej vendeve në Evropë me çmimet më të shtrenjta në raport me të ardhurat. Sipas të dhënave të Numbeos, njësisë më të madhe globale të të dhënave vendi renditet i nënti në Evropë dhe me përllogaritjet sipas fuqisë blerëse, një apartament në Shkup është më i shtrenjtë se në Mynih, Romë, apo Londër. Indeksi i përballueshmërisë për blerjen e një apartamenti është 13.3 vite, ose një vit më shumë sesa në 2022.

    Indeksi i përballueshmërisë për blerjen e një apartamenti matet nga raporti i çmimit mesatar të shitjes së shtëpive dhe të ardhurave mesatare të disponueshme të familjeve, e shprehur si vite të ardhurave. Indeksi merr për bazë të ardhurat neto të disponueshme të një familje, çmimin mesatar të një metri katror të qendrës dhe periferisë, si dhe koston e një kredie për 20 vjet. Sa më i ulët të jetë ky raport, aq më të lehtë e kanë familjet për të blerë një shtëpi.

    Për Rusinë që vlerësohet si shteti më i shtrenjtë në Evropë për çmimet e apartamenteve, një familje i duhen 16.3 vite të ardhura, ndërsa Serbia që klasifikohet e dyta një familje i duhen 15.9 vite, ndërsa Shqipëria renditet e treta me 15.7 vite. Në raport me vendet e rajonit shteti më i lirë renditet Mali i Zi.

    Çmimet e apartamenteve pësuan një rritje të ndjeshme gjatë vitit të kaluar. Nëse para dy-tre vitesh në kryeqytet gjendeshin apartamente me çmim prej 700 euro për metër katror, ​​tani është thuajse e paimagjinueshme. Sidomos pas luftës në Ukrainë në shkurt të vitit të kaluar çmimet u rritën jo vetëm në Shkup, por në gjithë vendin, duke arritur që çmimi mesatar për metër katror të luhatet nga 1000 deri në 1800 euro, në varësi të vendndodhjes. Për shembull në komunën e Qendrës çmimet shkojnë nga 1.500 deri në 2.100 euro metri katror, Çair – nga 950 deri në 1.100 euro. Në tremujorin e dytë të vitit të kaluar apartamentet u shtrenjtuan me 16.5% e që sipas Bankës Popullore është rritja më e madhe deri më tani. Nga ana tjetër njerëzit vazhdojnë të blejnë.

    Sipas Regjistrimit të popullsisë Enti Shtetëror I Statistikave konstaton se nga gjithsej 839.174 apartamente banimi vetëm 63.4 për qind prej tyre janë të banuara, ndërsa pjesa tjetër e pabanuar, që nënkupton se një pjesë e mirë e konsiderojnë blerjen e një apartamenti si një investim.

    Për 2022 sipas të dhënave të Numbeos shteti me çmimet më të shtrenjta të apartamenteve ishte klasifikuar Bjellorusia e ndjekur nga Serbia dhe Mali i zi. Shqipëria renditej e 5-ta pas Rusisë me 14.1 vite, Maqedonia e Veriut 12.5 vite dhe Kosova në 2022 ishte ndër më të lirat me 10.9 vite të ardhura. /koha/

    Lajmi Paraprak

    Fëmija juaj është agresiv? Tri mënyra për ta ndihmuar atë

    Lajmi i rradhës

    Të gjithë ambasadorët amerikanë në Serbi u morën me çështjen e Kosovës, Hill erdhi për ta përmbyllur

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë