VULGARITETI NË MEDIA, EROTIZMI NË MUZIKË DHE AMORALITETI NË POLITIKË…

    Hasim Memishi – Sopi / Fotografia: Rromir Imami

    Hasim Memishi – Sopi

    Mediat janë apo thënë më mirë duhet të jenë korrektuesi i shoqërisë e sidomos politikës, por sa kemi sot një media korrektuese! A kemi një media e cila drejton shoqërinë në drejtimin e duhur, apo e çon në drejtim të gabuar. Për çdo ditë e më shumë media shqiptare po bëhet gjithmonë e më vulgare; me emisione pa sens, me emisione që udhëhiqen më shumë me prapanicë se sa me mendje apo urtësi. Me media që investigimi më i madh është gjoksi i një këngëtareje apo vjehrra e një nusjeje të famshme…

    Nga ana tjetër kemi për cdo ditë videoklipe muzikore që më shumë i ngjajnë pornografisë se sa artit; videoklipe që promovojnë vithe, gjokse e shumë banalitete tjera; muzikë pa kurrë farë vlere, me tekste me nga dy fjali dhe përsëritje të mërzitshme…

    Duke parë gjendjen e këtillë të medias dhe muzikës, nuk mund të kemi politikë ndryshe nga kjo që e kemi; politikë që ka prodhuar amoralitet disa vite me radhë; politikanë që ndërrojnë qëndrimet më shpesh se dashnoret, politikanë që më shumë e mbanë shurrën se sa fjalën; politikanë që moralin e lidhin vetëm me seksualitetin, kurse hajninë, korrupsionin, nepotizmin, analfabetizmin e promovojnë dhe e ngrenë në piedestal.

    Politikanë që paguhen për të folur në parlament dhe qeveri, kurse ata flasin në Facebook sepse në vendin e punës gjumi është më i mirë.

    Deri kur do të vazhdojë kjo gjendje, apo nesër do të themi: Ishte më mirë kur ishte keq.

    *Shkrimi është shkruar në veçanti për Nistori.com. Të drejtat e botimit i kanë vetëm Nistori dhe autori. Qëndrimet e autorëve jo me domosdoshmëri pajtojnë me politikën redaktuese të portalit.

    Lajmi Paraprak

    Asociacioni – Midis nivelit lokal dhe autonomisë

    Lajmi i rradhës

    Shëndeti i syve – Simptoma që nuk duhet t’i injoroni

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë