Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Agim Nuhiu ka shpërndarë një fotografi në rrjetet sociale ku të një vajze me shami, deri sa informon se autoritet e shkollës kanë tentuar t’i ndalojnë mësimin vajzës për shkak të shamisë. Nuhiu thotë kjo është e paligjshme dhe se nuk mund t’u ndalohet mësimi personave me shami.
“Prindët thanë se Aleynës iu ndalua të vazhdoj mësimin për shkak të shamisë në një shkollë të Koçanit! Shamia e një motrës tonë nuk është përbuzje, por është vlerësim nga gjithkush që vendos ta mbajë!
Aleyna Ismailovska do të vazhdoj të ndjek mësimin në bankat shkollore! Askush nuk mund të jetë mbi ligjin! Drejtësi dhe dinjitet për të gjithë!”, shkruan Nuhiu.