STATUSI I USHTARËVE | Aliti: Jam i gatshëm të ulem me VMRO-në dhe Lëvizjen Besa

    BDI-ja është e gatshme të ulet me VMRO-DPMNE-në dhe Lëvizjen Besa të diskutojë për statusin e ish ushtarëve të UÇK-së dhe ish branitellave. Kështu deklaroi në emisionin “Rruga drejt…”, Rafis Aliti i njohur si mësuesi. Ai duke folur në cilësinë e Koordinatorit në BDI për statusin e ish luftëtarëve të UÇK-së, familjeve të tyre dhe invalidëve të luftës i bëri thirrje të dyja subjekteve të ulen dhe të bisedojnë nëse duan të gjejnë zgjidhje definitive.

    “Unë jam i gatshëm të jap kontributin tim. Me siguri edhe BDI, por nëse me sinqeritet e kanë Lëvizja Besa dhe VMRO-DPMNE-ja për iniciativat që i marrin e jo vetëm para zgjedhjeve t’i aktualizojnë dhe pastaj t’i harrojnë ose vetëm kur janë në opozitë. Ja unë jam në pozitë dhe ju bëj thirrje nëse janë të interesuar, numrin tim e kanë le të më thërrasin sepse jam i gatshëm në çdo moment të ulem në interes të zgjidhjes së këtyre çështjeve”, deklaroi Rafis Aliti, Koordinator i degës së BDI-së në Saraj.

    Mes tjerash, Aliti tha se duhet zgjidhur edhe statusi i civilëve, respektivisht personave që kanë pasoja nga lufta por që nuk kanë pasur familjar të armatosur.

    “Kemi pjesën civile tek shqiptarët dhe maqedonasit që kanë shpëtuar. Kemi pjesën e të zhdukurve. Edhe ata kanë familje që nuk kanë qenë as “branitella” dhe as UÇK. A është marrë dikush deri tani me këtë problematikë?”, tha Rafis Aliti, Koordinator i degës së BDI-së në Saraj.

    Statusi i ish luftëtarëve të UÇK-së dhe invalidëve të luftës është vendosur si pikë programore edhe në fraksionin brenda BDI-së apo ndryshe i njohur si grupi i zjarrit. Ndërkohë Lëvizja Besa ka paralajmëruar një ligj të ri, por deri tani nuk ka ndërmarrë diçka konkrete. Nga ana tjetër VMRO-DPMNE-ja pretendon të nisë në Kuvend ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për branitellat me qëllim përmirësimin e kushteve të tyre dhe rritjen e vlerës së dëmshpërblimit në bazë të shkallës së invaliditetit. Rritje të beneficioneve parashikohen edhe për familjet e të rënëve. Hera e parë dhe e fundit kur BDI-ja kishte hapur çështjen e statusit të luftëtarëve të UÇK-së dhe invalidëve të luftës ishte në vitin 2009/10 kur pretendohej miratimi i një ligji të ri përmes harmonizimit të dhjetëra ligjeve të tjera sociale. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Lavrov: Bisedimet paqeje vetëm me “rend të ri botëror”

    Lajmi i rradhës

    Ministria e Financave nëpërmjet heshtjes mbrohet nga kritikat e shumta për lojërat e fatit

    Lajme tjera

    Tetova pa banesa sociale!

    Tetova me rrethinë vazhdon të diskriminohet nga pushteti qendror. Krahas shumë sferave ku mungojnë investimet, një segment mjaft…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë