Kryetari i partisë Alternativa, Afrim Gashi ka njoftuar se ka marrë pjesë në “Takimin e madh të Rumelisë” ku ka qenë i ftuar nga presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan. Gashi ka thënë se edhe njëherë ka shprehur mbështetjen dhe mirënjohjen për bashëpunimin e deritanishëm mes Turqëisë dhe shqiptarëve në shtetin tonë dhe në Ballkan.
“Sot (22.05.2023), në Stamboll, kisha nderin të marr pjesë në “Takimin e madh të Rumelisë”, me liderë politikë të Ballkanit, që u organizua nën patronazhin e Presidentit Rexhep Taip Erdogan. Në këtë mënyrë edhe njëherë shpreha mbështetjen dhe mirënjohjen time, të Alternativës dhe të shqiptarëve për bashkëpunimin e deritanishëm mes Turqisë dhe shqiptarëve në Ballkan, por edhe me shtetin tone”, ka shkruar Gashi.
Kujtojmë se kreu i Alternativës, edhe javën e kaluar ishte i ftuar të merr pjesë në hapjen e xhamisë Barbaros Hajredin Pasha në Stamboll, duke e prerë shiritin bashkë me Presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, Kryetarin e Kuvendit të Madh Turk, Mustafa Shentop dhe miq të tjerë turq e të vendeve të tjera të rajonit.
MPB-ja zbulon parcela me kanabis në Dibër
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se ka zbuluar parcela me kanabis në rajonin e Dibrës, respektivisht në…