“Më të mirë se njerëzit…” | Kina mburret me avionët luftarakë me IA (Video)

    Avionë luftarakë kinezë të pilotuar nga inteligjenca artificiale, janë bërë më të aftë se njerëzit dhe mundin në mënyrë rutinë pilotët në testime – thonë zyrtarët e ushtrisë kineze.



    Fang Gouyu, një pilot dhe kampion i luftimeve në ajër, u rrëzua së fundmi nga një avion me inteligjencë artificiale në një testim të simuluar.

    “Kjo nuk është hera e parë që ai madje qëllohet nga Inteligjenca artificiale dhe Fang madje nuk është as i vetmi pilot që është mundur prej saj”, raportoi e përditshmja e ushtrisë kineze PLA Daily.

    Kina është në mesin e një reformimi dhe zgjerimi të ushtrisë së saj që ka bërë që vendi të shtojë arsenalin e tankeve, sistemeve të raketave, pajisjeve të trupave dhe avionëve luftarakë gjatë këtyre viteve të fundit. /TCH/

    Lajmi Paraprak

    Historia frymëzuese e çiftit shqiptar që mposhtën kancerin së bashku, triumfoi dashuria

    Lajmi i rradhës

    “Euro 2020” | Tri ndeshje të raundit të dytë zhvillohen sot, katër shqiptarë nga minuta e parë në ndeshjen Ukrainë – Maqedoni e Veriut

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë