Ditën e sotme do të zhvillohen tri ndeshje interesante në kuadër të raundit të dytë të grupeve në “Euro 2020”.
Raundi i dyti i ndeshjeve të grupeve ka filluar dje dhe me to edhe takimet e zjarrta, pasi disa kombëtare mund të sigurojnë kalimin.
Sot pritet të zhvillohen tri ndeshje interesante në oraret 15:00, 18:00 dhe 21:00.
Ndeshja e parë e ditës është ajo e Grupit C në mes të Ukrainës dhe Maqedonisë së Veriut, e cila pritet të zhvillohet në orën 15:00 në ‘Arena Nationala’ të Bukureshtit.
Edhe në këtë takim si në ndeshjen e parë, katër futbollistë shqiptarë luajnë nga minuta e parë për Maqedonin e Veriut.
Formacionet zyrtare:
Ukraina: Bushchan; Karavayev, Zabarnyi, Matviyenko, Mykolenko; Malinovskyi, Stepanenko, Zinchenko; Yarmolenko, Yaremchuk, Shaparenko.
Maqedonia e Veriut: Dimitrievski; S.Ristovski, Velkovski, Musliu; Nikolov, Bardhi, Ademi, Elmas, Alioski; Pandev, Spirovski.
Në orën 18:00 është në orar ndeshja e Grupit B në mes të Danimarkës dhe Belgjikës që pritet të luhet në Parken Stadium të Kopenhagës.
Takimi i fundit i ditës është në orën 21:00 mes Holandës dhe Austrisë, i cili është i vlefshëm për Grupin B dhe luhet në “Johan Cruijff Arena” të Amsterdamit.