Bukuria më e madhe ndonjëherë lind nga vuajtjet dhe fatkeqësitë

    Nga: Guendalina Middei
    Përktheu: Beti Njuma

    Kush nuk e ka dëgjuar së paku një herë në jetë, Simfoninë e Nëntë? A e dini se Beethoveni e shkroi këtë kryevepër pasi humbi dëgjimin? Kjo muzikë e jashtëzakonshme, një nga më të famshmet në botë, të drithëron nëse e kupton historinë që fshihet pas saj.

    Sidoqoftë, jo të gjithë e dinë se emri tjetër i simfonisë është “Himni i gëzimit”. Në momentin më të errët të jetës së tij, Beethoveni kompozoi një vepër që është një himn për gëzimin, për shpresën.

    Çfarë na thotë Bethoveni? Se bukuria më e madhe ndonjëherë lind nga vuajtjet dhe fatkeqësitë. Nëse lexoni biografitë e njerëzve të mëdhenj, do të gjeni një rënie, një moment dëshpërimi të tmerrshëm, një pengesë aq të madhe sa dukej e pamundur për t’u kapërcyer. Van Goghu u mbyll në një spital psikiatrik, Dostojevski u dënua me punë të detyruar, Bethoveni u shurdhua … Megjithatë, pikërisht në atë moment ai kompozoi muzikën më sublime dhe ka një arsye pse veprat e tij vazhdojnë të zgjojnë emocione kaq të forta.

    Sepse, na tregojnë historinë e një shpirti që reziston dhe shkëlqen edhe në errësirë. Një gazetar pyeti një herë Michael Jordanin se si u bë një nga basketbollistët më të mëdhenj në botë. A e dini si u përgjigj? “Sepse nuk u dorëzova kurrë. Derisa luaja në NBA, kam humbur nëntë mijë gjuajtje”. Basketbollisti më i mirë në botë e ka humbur koshin nëntë mijë herë. Por, kjo s’përbën problem, sepse të bësh gabime nuk do të thotë të dështosh, dështon vërtet vetëm kur dorëzohesh. Dhe kështu bëri kompozitori i madh.

    “Dua ta mbërthej fatin për fyti”, kështu shkruante Beethoveni në ditarët e tij, kur tashmë e kish humbur dëgjimin dhe i godiste tastet e pianos aq dhunshëm sa që e shkatërroi vetëm e vetëm për të dëgjuar tingujt e prodhuar nga duart e veta. “Nuk dorëzohem, nuk dorëzohem”, kështu tha! Dhe, sa më shumë përparonte sëmundja dhe bota bëhej për të një varrezë tingujsh, aq më shumë muzika e tij arrinte nivele hyjnore.  Dhe, nuk ishin klithma dëshpëruese dhe ankuese ato që ai lëshonte, por klithma të furishme triumfi.

    Lajmi Paraprak

    ABC-ja e palestrës në shtëpi

    Lajmi i rradhës

    Gordana Jankulloska lirohet nga burgu

    Lajme tjera

    Nji stinë e humbun

    Martin Camaj Verës sa nji mëngjes me vesënuk ia pau kush ballin simjetme sy të përlotun të sjellunkah…
    Më tepër

    Renegati

    Jack London Për punë do zgjohem si të tërë; Mos dhëntë Zoti ta lë pa bërë. E nëse…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë