Gordana Jankulloska lirohet nga burgu

    Pas tre viteve e një muaj burg, ish-ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankulloska, sot ka dalë nga burgu “Idrizovë”.

    Lirimi i saj nga burgu është bërë me kusht, pas vendimit të Gjykatës së Apelit dhe nuk do të kthehet në burg, nëse deri në tetorin e ardhshëm nuk kryen vepër tjetër penale, përcjell Telegrafi Maqedoni.

    Gjatë marrjes së një vendimi të tillë janë marrë parasysh disa faktorë: Jankulloska është nënë e një fëmije pesë vjeçar, të cilit i është hequr kujdesi dhe edukimi i nënës, ajo ka respektuar të drejtat dhe detyrimet që dalin nga rregullorja e shtëpisë së burgut, ajo përshtatej në mjedisin e shtëpisë në të cilin kishte marrëdhënie sa më miqësore me personat e tjerë të dënuar dhe nuk shfaqte sjellje të dhunshme dhe konfliktuale.

    Ish-ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulovska, në shtator të vitit 2020, pasi kishte shteruar të gjitha mjetet ligjore për shtyrjen e vuajtjes së dënimit me burg, është dërguar në “Idrizovë”, për të vuajtur dënimin prej katër vitesh si e dënuar në rastin “Tanku”.

    Lajmi Paraprak

    Bukuria më e madhe ndonjëherë lind nga vuajtjet dhe fatkeqësitë

    Lajmi i rradhës

    Izraeli bombardon kampin e refugjatëve në Gazë

    Lajme tjera

    Franca nuk gjen qetësi

    Protestat masive në të gjithë Francën vazhduan edhe në fundjavë. Presioni duhet të vazhdojë, thotë një përfaqësues i…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë