109 vjet nga Kuvendi i Junikut

    Kuvendi i Junikut u mbajt më 21-25 maj 1912 në Junik të Kosovës. Udhëheqësit e forcave kryengritëse ndien nevojën e bashkërendimit dhe organizimit të kryengritjes në shkallë kombëtare, prandaj i drejtuan një thirrje popullit shqiptar për tu bashkuar nën drejtimin e një komiteti të vetëm kombëtar.

    Ministri i brendshëm turk deklaroi në parlament se “kryengritësit shqiptarë po u krijonin udhëheqësve të tyre mundësinë për të mbajtur lirisht kuvendin në Junik”.

    Kuvendi u mblodh në Junik më 21-25 maj 1912 me nismën e Hasan Prishtinës dhe në të morën pjesë 250 delegatë nga Vilajeti i Kosovës, sanxhakët e Dibrës, të Shkodrës dhe të Elbasanit. Falë përpjekjeve të Hasan Prishtinës, Bajram Currit dhe Isa Boletinit u paralizuan veprimet e elementëve turkomanë në radhët e lëvizjes.

    Shumica e pjesëmarrësve të Kuvendit vendosën të vazhdohej kryengritja e armatosur, kësodore u lidh besa dhe u vendos të ndërmerrej një kryengritje e përgjithshme.

    Kuvendi miratoi programin politik i cili përmbante kërkesa për autonominë e Shqipërisë, vendosjen e administratës shqiptare, caktimin e gjuhës shqipe me alfabet kombëtar si gjuhë zyrtare, ngritjen e flamurit shqiptar në gjithë vendin dhe garancinë e Fuqive të Mëdha për plotësimin e këtyre kërkesave.

    Lajmi Paraprak

    Zakharieva: Me mendimin e mirë dhe pa PR të zi, Maqedonia e Veriut do të arrijë shumë më tepër

    Lajmi i rradhës

    Këshilla se si të shpëtojmë nga varësia ndaj celularit

    Lajme tjera

    Thënie shkodrane

    Në vijim, KultPlus ju sjell disa nga shprehjet më të njohura shkodrane.  -Prej fmijës dhe budallës mësohet e…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë