Ish-ministrja e Jashtme bullgare, Ekaterina Zakharieva është shprehur se me mendim pozitiv dhe pa PR të zi, Republika e Maqedonisë së Veriut do të arrijë shumë më tepër për të treguar se është për vlera europiane dhe se është një fqinje e mirë, përcjell Nistori.
Sot, ajo gjithashtu është takuar me Komisionerin e Zgjerimit të BE-së, Oliver Varhey, i cili sot gjendet në Sofje, ku më pas është paraparë të arrijë edhe në Shkup.
Zaharieva takimin e vlerësoi si të frytshëm, ndërsa për Varhejn tha se është një nga drejtuesit e zgjerimit të BE-së dhe një mik i madh i Bullgarisë, i cili e kupton plotësisht angazhimin e tyre për Ballkanin Perëndimor.
Zaharieva theksoi se Bullgaria është e angazhuar për ato vende kandidate që të kyçen në familjen europiane si të pareformuara, ndërsa në lidhje me marrëdhëniet me Maqedoninë, ajo thotë se asnjëherë nuk e kanë tërhequr dorën e ofruar. /Nistori/