23 prill – Dita Botërore e Librit | Përvoja e të lexuarit dhe kriza me leximin sot

    Donika Bakiu

    Dita Botërore e Librit dhe e të Drejtave të Autorit është ngjarje  që promovon kënaqësinë e librave dhe leximit. 23 Prilli është një datë është data në të cilën humbën  disa autorë të shquar, William Shakespeare, Miguel de Cervantes dhe Inca Garcilaso de la Vega. Kjo datë ishte një zgjedhje e natyrshme për Konferencën e Përgjithshme të UNESCO-s, të mbajtur në Paris në 1995, për t’i bërë një nderim mbarëbotëror librave dhe autorëve në këtë datë, duke inkurajuar të gjithë të kenë qasje në libra.Librat luajnë një rol unik në mbështetjen e zhvillimit të identiteteve tona si lexues, duke mbështetur përvojat thelbësore si përzgjedhja e librave dhe diskutimet për librat me miqtë. Dita Botërore e Librit ka për qëllim  të ndryshojë jetën përmes dashurisë për librat dhe leximin e librave. Misioni është për të siguruar që të gjithë ne të mund të përjetojmë fuqinë që ndryshon jetën e librave dhe leximit që nuk ka qenë kurrë më në krizë. 

    Gjylten Ajruli nga Bibliotekare e Lartë në IN Biblioteka “ Koço Racin”- Tetovë,thotë’’IN Biblioteka “ Koço Racin”- Tetovë, përskaj zbehjes së dëshirës për të lexuar apo edhe të një krize të të lexuarit siç jemi mësuar të dëgjojmë shpesh kohëve të fundit, vazhdon të numërojë me afro 6 mijë lexues aktiv, numër ky që aspak nuk duhet të jetë i mjaftueshëm kur dihet që Tetova është qytet edhe i dy universiteteve.Sa lexohet kohëve të fundit, çka lexojnë më së tepërmi apo cilat janë materialet që më tepër i kërkojnë lexuesit janë gjithmonë çështje që janë të lidhura ngushtë me punën e një punonjësi biblioteke.Viteve të fundit vërtet vërehet një zbehje e dëshirës për të lexuar gjithmonë duke u bazuar në faktorët tjerë që ndikojnë në këtë proces, por nuk mungojnë edhe lexuesit fanatikë që zhvillimin e teknologjisë, internetin apo informacionet që mund të merren më lehtë as që i vënë para librit.Në vijim janë titujt që këtë vit kanë qenë më të kërkuara në Bibliotekën e Tetovës:Elif Shafak- ‘’Ishulli i pemëve të zhdukura’’,Matt Haig-‘’ Biblioteka e mesnatës’’,Nikos ‘’Kazatzakis-’’Vëllavrasësit’’,Roxane van Iperen- ‘’Motrat e Aushvicit’’,Collen Hoover: “Kujtimet e tij”, “Mbaron me ne”,  “Fillon me ne”,Kirstey Moseley- ‘’’Gjithmonë ti, Riley’’,Agatha Christie: “ Vrasja e Roxher Akrojdit”. “ Vdekje në Nil”,Zejna Halimi – ‘’Trashëgimia ernokulturore e Rekës së Epërme’’,Heather Morris- ‘’Tri motrat’’,Orhan Pamuk-‘’Çudia në mendjen time’’,Dale Carnegie- ‘’Arti për t’u bërë i paharrueshëm’’.Përse duhet të lexojmë? Ka shumë arsye pse duhet të lexosh një libër.Përveç se përmes librit ne gjithmonë mund të ikim nga një situatë depresive, në të njejtën kohë ne përfitojmë edhe shumë gjëra të tjera që kanë rëndësi të madhe për zhvillimin tonë fizik dhe mendor.Leximi është një stërvitje  e trurit, stimulon imagjinatën, pasuron fjalorin dhe për më tepër është një zbavitje dhe relaksim dhe ju ofron të bëni një jetë të qetë dhe të lumtur.Të gjitha këto janë të vërtetuara edhe shkencërisht andaj për t’i ikur ankthit, stresit dhe shumë faktorëve negativ që na rrethojnë në punë, shkollë apo kudo që jemi, ju mund të filloni të lexoni.Leximi ka aftësi të zhvendosë mendjen tuaj në botën e tij, duke ju bërë të harroni të gjitha problemet tuaja. Të lexosh do të thotë të jetosh! Me lexim ju kalisni durimin dhe forconi përqëndrimin. Ju bëheni më të shkathët, flisni pastër dhe bukur, jeni më të zgjuar nga njëra anë por nga ana tjetër edhe më të qetë dhe të rritur’’.

     ‘’Ne mendimin tim edhe me sa unë kam kontakt me njerëz që lexojnë dhe  romanet janë më të lexuarit, ka një kategori që lexojnë self-helper libra. Nuk e di sa lexohet se s’kam njohuri as nuk kam bërë ndonjë hulumtim por bazuar në numrin e njerëzve sa qëndrojnë online, ose edhe shifrave marramendëse  të ndjekësve të programeve televizive supozoj që kohë shumë pak ose edhe aspak mund t’i kushtohen leximit nga popullata e gjerë por kjo vazhdon te jete hipotezë nga ana ime. Titujt e preferuar:“Të martat me Morin” nga Mitch Albom, ‘’Mjetet’’nga Phil Stutz & Barry Michels,‘’Alkimisti’’ nga Paulo Coelho.Që të nxitet leximi njerëzit kanë nevojë të kuptojnë dhe shohin rëndësinë e leximit, se sa formëson personalitetin dhe përmirëson mënyrën e komunikimit që më pas këto të dyja janë një faktor i suksesit. Njerëzit duhet të gjejnë çfarë duan të lexojnë edhe të vetëdijesohen nga vetvetja se mund të lexojnë nuk kam bërë ndonjë hulumtim ose mund të formësojnë shprehi leximi. Ndikimi teknologjik dhe lehtësia e informacioneve e ka ulur  ekskluzivitetin librit, pasi edhe nga natyra njerëzit duan “lehtë dhe shpejtë” por që a është e mirë diçka që e merr lehtë dhe shpejtë ngel në pikëpyetje.Zakonisht lexoj  deri në 15 libra në vit mirëpo varion shumë, në muaj gjithashtu dallon varësisht muajit, ka raste kur lexoj 2-3 libra për një muaj ka raste kur nuk mundem as edhe një “, thotë Sabrije Tefiki,Asistente ne Fakultetin Filozofik, UT. Leximi, mbetet mënyra më e mirë për të kuptuar thellësisht çdo temë. Për më tepër, leximi stimulon aftësinë për të zgjidhur problemet, pasi historitë sjellin pengesa që hasen në mënyrë të ngjashme në jetë. Leximi është një formë shprehjeje si asnjë tjetër, që qetëson mendjen duke na lejuar të braktisim egon tonë, qoftë edhe për pak çaste.

    Doc. dr Arta Selmani-Bakiu
    Profesoreshë e së Drejtës familjare- Fakulteti juridik-UEJL

    Janë miqët ata të cilët më kujtojnë në ditët e mia të veçanta përmes librave,, të cilat do të mbesin kujtime më të bukura jo vetëm gjatë leximit por gjatë gjithë kohës sa do të qëndrojnë në raftet e bibliotekës sime. Kam pranuar shumë dhurata libra nga njerëz të veçantë në jetën time dhe të cilat i kam lexuar me shumë dashuri. Në vazhdim i listoj disa më specifik. Ndër librat inspirativ që na mësojnë se si ta duam jetën dhe si ti vlerësojmë të gjitha që kemi ,,si të sfidojmë veten për të jetuar vetëm për veten dhe për të kënaqur veten dhe në këtë drejtim mos të reflektojmë egoizëm”  është memoari Rregullo krevatin– libër nga i cili mësojmë për shumë këshilla jetësore, këshilla për tejkalim të situatave të vështira, këshilla tek të cilat e gjen zgjedhjen çdonjëri-  ,,filloni të ju jepni rëndësi gjërave të vogla por domethënëese në jetën tuaj dhe të vlerësoni çdo ditë që kaloni pa probleme të mëdhaja”. E pazbutura nga Glennon Doyle – autobiografi e cila në detaje përshkruan jetën intime të vet shkrimtares. Është ky një libër motivues, psikologjik dhe filozofik njëkohësith, të cilën duhet ta lexojë çdo grua e cila jam e sigurtë do të nis të shikoj vetën në mënyrë tjetër, do të vetëdijësohet se sa shumë vlerë për të ka jeta e saj, familja dhe bota, sa shumë kontribut në shoqëri mund të jep një grua e cila fillimisht duhet të jetë e kënaqur me veten. Pa elementin e vetëbesimit,  gruaja mund të shkatëroj jo vetëm veten por edhe tjerët përeth. Plotësimi i vetvetes reflekton qasje shumë pozitive edhe ndaj të tjerëve. Dashuria dhe e vërteta, në çfarëdolloj trajte duhet respektuar dhe vlerësuar. Duhet çdo grua të zgjedh jetën e saj në versionin më të bukur pa kërkuar leje dhe pa dhënë spjegime. Të dalish nga kafazi ‘i artë’ dhe të çlirohesh nga rregullat dhe pritshmëritë e shoqërisë, familjes, duke ndjekur botën tënde drejt lumturisë, është guxim por edhe rrezik të gjykohesh si grua e përdalur dhe egoiste. Këtë e bëjnë vetëm gratë e “mëdha” të cilat janë të gatshme ti tejkalojnë të gjitha pengesat gjatë rrugës së tyre.

    50 gratë më me ndikim të epokës sonë- të rënditura njëra pas tjetrës të cilët me guximin, rrezikun, sfidat, pengesat punën dhe veprat e tyre kanë lënë gjurmë në historinë feministe, gra të fuqishme në art, arsim, kulturë, filizofi, shkencë, etj.  Të arriturat e tyre revulicionare ne sot i gëzojmë dhe i marrim si të mirëqena. Janë fascinante dhe frymëzuese secila në sferën e vet, dhe këtë libër me shumë kureshtje e shfletoj vazhdimisht. Këtu do të kisha veçuar moton e perandores së kozmetikës Este Lauder- Nuk kam ëndëruar kurrë suksesin, por kam punuar për të. Një deklaratë e asokohshme që sot e kësaj dite është aktuale për të gjitha gratë që majat e suksesit i arrijnë përmes punës vetanake, duke u sfiduar vazhdimisht nga pengesat që janë shpesh të pakapërcyera dhe të lodhëshme, por fuqia dhe dëshira e gruas për ta përfunduar punën e filluar i tejkalon të gjitha.

    Ishulli i pemëve të zhdukura- Elif Shafak, shkrimtarja ime e preferuar. Edhe me këtë roman ajo ka treguar se sa kreative është me penën e saj. Ua preferoj të gjithë atyre që dëshirojnë të fillojnë leximin, le ta fillojnë me cilindo roman të Elifit.

    Më të preferuarit libra janë ata me elemente fiksion. Këtu do të veçoj romanin i Shtatë bashkëshortët e Evelin Hygos– përshkruan në detaje historinë e një ylli kinematografik të Hollywoodit. Një storie romantike, intriguese, me shumë pasion në çdo faqe të librit. Personazhe kryesore një aktore e njohur holivudiane, e cila pranon të bëjë një autobiografi për jetën e saj dhe të rrëfejë të gjitha sfidat dhe pengesat që i ka pasur për të krijuar karrierën e saj të famshme.

    Ka disa muaj që preferoj të lexoj romanet e Colleen Hoover. Storie me shumë romantizëm, dashuri pasionante dhe që lëndon njëkohësisht, intriga, tragjedi, guxim për të ju qasur një jete jo të sigurtë, emocione, i gjeni tek romanet: Mbaron me ne, Fillon me ne, Veriti, Dashuri e shëmtuar, Kujtimet e tij. Janë romane që në çdo faqe gjeni kreativitet dhe avantura të mbreslënëse dhe në disa edhe rrënqethëse.  

    Ka disa ditë që kam marrë një dhuratë nga studentja ime- Veronika vendos të vdes– aktualisht jam duke e lexuar dhe duket një roman shumë interesat që ngërthen në vete konceptin e lumturisë, frikës ndaj të panjohurës, dëshirës për siguri, jetës dhe vdekjes.

    Me propozimin e dashamirëve të librit, kam marrë romanin Atje ku këndojnë karavidhet dhe ditët në vazhdim planifikoj ta lexoj.

    Lajmi Paraprak

    Gati një ndër katër vetë me prejardhje migrantësh

    Lajmi i rradhës

    Mbi dy mijë ndërtime joligjore në Galiçicë të Ohrit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë