Aktori i njohur Arben Bajraktaraj sonte në Tetovë performon me “Mall”

    Pas ceremonisë përmbyllëse të TIFF ODA, sonte (22:00) në Qendrën për kulturë, aktori i njohur Arben Baraktaraj dhe Linda Rukaj do të performojnë para publikut në Tetovë me “Mall”, shkruan Nistori.

    MALL lindi nga malli. Për një kohë tjetër në kohën tonë. Nga një ndjesi ku farë hedh poezia, në një ndjenjë që trup të gjallë e frymon muzika. As njëra as tjetra nuk janë në shoqërim apo në mbështetje, por në rrjedhë, në dialog, në ngacmim, deri në duel me veten me tjetrin.
    Një qilim, disa instrumente, kangë e poezi nga shekulli i 11-të deri në 21.

    Flakërime dashnie, revoltë metafizike, lirikë mistike, si dhe pak urtësi. Se nesër toka ka me qenë ma e pasigurtë për andrrat.
    Zâni është dritë
    Drita është kohë
    Koha është …
    Përëndi
    Përëndim

    Hyrja do të jetë papagesë dhe nuk detyroheni të rezervoni bileta. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Borrell kërkon kompromis për çështjen e vizave për rusët

    Lajmi i rradhës

    Çfarë duhet të mbillni në vjeshtë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë