ARSYET E MISHIT

    Yiannis Ritsos
    Përktheu: Maksim Rakipaj

    Poezitë që në heshtje mbi trupin tënd kam jetuar
    zërin e tyre kur të kesh shkuar do të më kërkojnë.
    Por atëhere zë s’do të kem t’i them edhe njëherë. Sepse
    të pëlqente zbathur nëpër dhoma të shkoje, pastaj
    strukeshe mbi shtrat,
    si lëmsh puplash, mëndafshi dhe flakësh të egra.
    Mbështillje gjunjët me duar,
    duke lënë provokuese kofshët zbuluar dhe thembrat e trëndafilta.
    Kështu më kujto – më thoje;
    pikërisht kështu, me këmbët e ndotura; me flokët shpupurisur mbi sy,
    sepse kështu më thellë të vështroj. Hë pra,
    qysh mund të kem zë. Poezia s’ka ecur
    ndonjë herë kështu
    me lule molle mbuluar
    në asnjë Parajsë.

    Lajmi Paraprak

    Universitetet në Maqedoninë e Veriut dhe roli i tyre në krijimin e shoqërisë civile të qëndrueshme

    Lajmi i rradhës

    Puna gjatë pandemisë dhe efektet në shëndetin mendor te gazetarët

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë