Artistja nga Gaza përzien bukurinë me dhimbjen në pikturat e saj

    Pikturat me ngjyra të errëta të artistes palestineze, Abeer Jebril, shfaqin balerina të lidhura me tela me gjemba, duke kërcyer mbi shkëmbinj ose duke u përballur me barrikada për të pasqyruar atë që ajo e quan realiteti i “ticking bomb” të grave në Gaza.

    Ajo shpreson se portretet e saj do të tërheqin vëmendjen ndaj problemeve sociale dhe politike me të cilat përballen gratë në Gaza, shtëpia e dy milionë njerëzve dhe e shkatërruar nga luftërat dhe kufizimet ekonomike.

    Artistja tha se puna e saj përshkruan gjithashtu kufizimet me të cilat përballen gratë brenda familjes dhe komunitetit në Gaza, një territor tradicionalisht konservator i sunduar nga grupi islamik Hamas që nga viti 2007.

    Frymëzuar nga Edgar Degas, një artist impresionist francez, Jebril tha se një balerinë i përshkruan gratë si të bukura, të lira, të fuqishme dhe atletike.


    “Arsyeja që zgjodha balerinën është se e shoh atë si një ikonë të bukurisë dhe fuqisë. Prandaj, unë e zgjodha atë për t’u bërë heroi i veprave të mia, “tha Jebril për Reuters.

    Lajmi Paraprak

    Populli bardhezi

    Lajmi i rradhës

    Historia e Washoe, shimpanzea që fliste gjuhën njerëzore

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë