“Baba i vogël”

    Li-Young Lee

    E varrosa tim atë në qiell.
    Qysh atëherë, zogjtë
    e lajnë dhe e krehin çdo mëngjes
    dhe ia ngrenë batanijen gjer në mjekër çdo natë.

    E varrosa tim atë nën tokë.
    Qysh atëherë, shkallët e mia
    ngjisin vetëm poshtë,
    dhe krejt toka është shndërruar në shtëpi,
    dhomat e të cilës janë orët, dyert që
    rrinë hapur  çdo mbrëmje,
    e presin mik pas miku.
    Nganjëherë, shoh pas tyre
    tek tryezat që shtrohen për një festë dasme.

    E varrosa tim atë në zemër.
    Tash ai rritet në mua, biri im i çuditshëm,
    rrënja ime e vogël, që s’do të pijë qumësht,
    këmbë e vogël e zbehtë
    zhytur në padëgjimin e natës,
    orë e vogël që kërcen sërish e tharë
    në zjarr, hardhi e vogël, i afërm i verës
    së ardhshme, bir i frutit të vetë birit të tij,
    baba i vogël që e shpërblej me jetën time.

    Lajmi Paraprak

    Petkov uron Kovaçevskin: Pres të punojmë së bashku për një dialog të ri konstruktiv

    Lajmi i rradhës

    Derivatet e nafët me çmime të reja

    Lajme tjera

    Arti dhe shoqëria

    Ese nga: Ernesto SabatoPërkthyen nga origjinali: Edlira Hoxholli dhe Bashkim Shehu Është fatalitet që arti të jetë i…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë