Biblioteka “Max van der Stoel” ndanë mirënjohje për personat dhe studentët që promovojnë leximin dhe vlerat në shoqëri

    Biblioteka “Max van der Stoel” tashmë disa vite me radhë feston të ashtuquajturën “Ditën Botërore të Librit” dhe “Të Drejtës  Autoriale”. Në këtë manifestim ishin të ftuar katër panelist, mes të cilëve gazetari i njohur nga Shqipëria, Marin Mema, profesori Satki Ismaili, botuesja Samije Limani dhe studentja e UEJL-së Emira Selimi. Ata dhanë fjalimet e tyre përpara pjesëmarrësve në këtë manifestim të organizuar për nder të kësaj dite, njofton Nistori.

    Biblioteka vlerësoi me mirënjohje panelistët e ftuar të cilët janë ndër ato persona që promovojnë leximin dhe vlerat në shoqëri. Ndërkaq, nuk munguan mirënjohjet edhe për studentët më të rregullt në bibliotekën “Max van der Stoel” si dhe nxënësit e shkollave të mesme, të përzgjedhur nga vet shkolla si lexues më të mirë të vitit.

    Manifestimi u mbyll me një fjalim nga përgjegjësja e bibliotekës Elmedina Abdulahi e cila tregoi dhe shumë aktivitete që janë ndërmarrë nga biblioteka gjatë këtij viti për të nxitur kulturën e leximit në vend. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Ali Ahmeti priti në takim presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani: Në këto çaste vendimtare, me rëndësi përforcimi i bashkëpunimit

    Lajmi i rradhës

    Bletarët në RMV ankohen për konkurrencë të pandershme: Kontrolloni mjaltin!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë