“Lirika majhoshe” | Lirim Alija, poeti që zotëron artin e vështirë të të bërit vargje të lehta (Video)

    Ditëve të fundit është promovuar libri me poezi “Lirika majhoshe” i autorit nga Tetova, Lirim Alija. Aliaj u shpreh i lumtur që më në fund poezitë e tij janë formësuar dhe janë përmbledhur në një libër. Libri përmban poezi të dialektit tetovar dhe poashtu të gjuhës standarde shqipe, njofton Nistori.

    Të pranishëm ishin profesorë të gjuhës dhe letërsisë shqipe, gjuhëve të huaja, poetë, artistë, publicistë dhe dashamirë të poezive të Alijas.

    “Poezi majhoshe që do të thotë edhe në gjuhën standarde, edhe në dialekt. Edhe për të rinj, edhe për të moshuar. Domethënë as kështu as ashtu. Fjala majhoshe ishte nga shprehjet e bukura shqipe. Nuk e dija që në fjalor është. Shkonte duke u zbehur, nëse nuk përdoret. Qëllimi im ishte në dialektin tonë, në të folmen tonë. Duke shkruar, zbuloja gjëra, thesare të çmuara që nuk përdoren”, shprehet poeti Aliaj.

    Ai shprehet i lumtur se poezitë e tij në dialekt nuk lexohen vetëm nga tetovarët, por poezitë e tij kapin edhe lexues të trojeve tjera shqiptare, pavarësisht pengesës në të kuptuarit e dialektit tetovar, ata janë munduar të kuptojnë poezitë e tij dhe u ka tingulluar bukur.

    Publicisti Bardhyl Zaimi thotë se Lirim Alija ka një vokacion të veçantë në mënyrën se si e krijon poezinë, me të gjitha ato mëlmesat kur shkruan, sidomos ajo e folura e Tetovës i bën shumë të veçanta poezitë e poetit nga Tetova. Ai madje nxit krijuesit nga Tetova se nuk duhet të kenë frikë që t’i përdorin dialektet në krijimtaritë e tyre.

    Në promovim e librit fjalën e mori edhe poetja Vjollcë Berisha, mike e poetit Alija. Ajo u shpreh se poeti e ka kultivuar krijimtarinë e tij me poezinë që në gurbet dhe nuk i është ndarë deri më tani dhe se arsyeja që Lirim Alija është vonuar me botimin e librit është kujdesi që ka pasur për letrën. Poezitë e tij majhoshe vijnë pikërisht për gjuhën që autori e përdorë, por edhe poetika e tij.

    Përndryshe, Lirim Aliaj është autor edhe i shumë teksteve të këngëve të njohura. Ai ka shkruar për grupin e njohur “Elita 5” dhe artistë të tjerë. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Reagon NATO: Të ulet tensioni në veri të Kosovës

    Lajmi i rradhës

    Si të luftoni lodhjen që shkaktohet nga anemia, ushqimet që ju duhen

    Lajme tjera

    VLLAVRASI

    Përgatiti: Fritz Radovani Përshtatje nga Don Ndre Mjedja, ma shumë se përkthim. Idea asht marrë nga një poet…
    Më tepër

    FJALA SHQIPE

    Eroll SejdiuProfesor Gjuha standarde shqipe është bërë një gjuhë “artificiale” jo aq nga përdorimi i fjalëve të huaja,…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë