Biri im!

    Mësoje një këngë,
    Të paktën një,
    …Sikur …
    Dhe keq ta këndosh.

    Shaji këpucët,
    Këmbët mallkoji,
    Sikur …
    Për një hap të rëndë.

    Farën në tokë
    Mbille pa droje,
    Sikur…
    Të mbijë edhe mbi varr.

    Nëpër atdhe shtro udhë,
    Dhe dimrit me baltë.
    Sikur…
    Të gjithë të të shajnë.

    Mësoje ta shkruash
    Të paktën një fjalë,
    Sikur …
    Të harrosh dhe emrin tënd.
    BIRI IM!

    Fatmir S. Baçi / “Sende të gjetura”

    Lajmi Paraprak

    Mungojnë tekstet shkollore, shqetësuese ulja drastike e numrit të nxënësve në Tetovë

    Lajmi i rradhës

    MPJ dorëzon dokumentet në Prokurori për 1.8 milionëshin

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë