Blerta Basholli: Tetova dhe çmimi në TIFF ODA një nder i veçantë për mua (Video)

    Gazetare | Aleina Arsllani

    Mbrëmë u ndanë çmimet e edicionit të 10-të të TIFF ODA, i cili mbrëmë përfundoi me filmin fitues të këtij festivali “Zgjoi” nga Blerta Basholli, shkruan Nistori.

    Basholli për Nistori shprehet e lumtur për çmimin dhe se Tetova çdoher i ka dhënë një ndjenjë të veçantë dhe se çmimi nga ky festival e nderon shumë.

    “Për neve është kënaqësi që kemi marrë pjesë në TIFF ODA – Tetovë. Për neve Tetova, e veçanërisht për mua është vend i veçantë, gjithmonë. Andaj, vet pjesëmarrja ka qenë kënaqësi dhe normalisht edhe çmimi ke ni nder dhe respekt shumë i madh ndaj punës që e kemi bo për këtë film”, shprehet Basholli.

    Ajo thotë se filmi është në garë në shumë kompeticione tjera, si TIFF-Tiranë dhe Helsinki, si dhe në festivale tjera europiane.

    ‘Zgjoi’, është i frymëzuar nga historia e vërtetë e Fahrijes (interpretuar nga aktorja Yllka Gashi) nga Krusha e Madhe, e cila në kërkim të burrit të saj të humbur gjatë luftës në Kosovë, fillon një biznes bujqësor për t’a siguruar mbijetesën e familjes, në një ambient tradicionalisht patriarkal ku ambicia për t’u zhvilluar nuk shihet me sy të mirë.

    Përndryshe, festivali ka ndarë edhe çmime tjera. Çmimi për kontributin artistik iu ndaj aktorit të madh nga Shkupi, Bajrush Mjaku.

    Për Nistori kanë folur edhe skenaristi, Andamion Murataj dhe drejtori i fotografisë, Afrim Spahiu. Ata thonë se TIFF ODA këtë herë ka pasur filam shumë cilësor dhe se festivali gradualisht shndërrohet në qendër të vëmendjes për një audience më të gjërë jashtë kufijve. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    FIFA po kryen studime për mbajtjen e Kupës së Botës çdo dy vjet pas mbështetjes së propozimit

    Lajmi i rradhës

    Dhuna në familje rrëzon vyrtytet tona si shoqëri

    Lajme tjera

    MËRGIMI I POETËVE

    Bertolt Brecht Homeri s’kish një atdhe,Edhe Danteja duhet ta linte të vetin.Li-Bo dhe Di-Fu arratiseshin nër luftrat civile,Që…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë