Dhuna në familje rrëzon vyrtytet tona si shoqëri

    Dhuna në familje është një problem serioz social me përmasa globale. Është vendosja e kontrollit dhe frikës në një marrëdhënie përmes dhunës dhe formave të tjera të abuzimit dhe  kjo dhunë mund të marrë formën e abuzimit fizik, psikologjik, social, financiar dhe seksual.

    Abuzimet fizike dhe seksuale, ose kërcënimet për kryerjen e tyre, janë format më të dukshme të abuzimit dhe dhunës në familje. Edhe pse sulmet fizike mund të ndodhin vetëm një herë ose herë pas here, ato ngjallin frikën nga sulmet e dhunshme në të ardhmen dhe lejojnë abuzuesin të marrë kontrollin e jetës dhe fatit të viktimës.

    Kur e themi gjithë këtë është e pamundur që mos ta përfytyrojmë  imazhin e tmershëm të një gruaje të pashpresë, të raskapitur, të një fytyre të majivosur nga lëndimet dhe goditjet, të një trupi që rrënkon nga dhimbja dhe që mundohet në maksimum të fshihet, të një gruaje të vuajtur, të paragjikuar, të frikësuar dhe të turpëruar. Ndoshta për një moment mund dhe ta shohim veten në vendin e saj dhe vetëm ky mendim të na tmeroj.

    Po të flasim me gjuhën e numrave do të shohim se kemi shifra të frikëshme dhe që gjithnjë janë në rritje por kur këto numra ti shëndrojm në fjalë dhe të mundohemi të gjejm një pikë të përbashkët pa dyshim se ajo që nuk ndryshon kurr, është viktima, ajo mbetet e njejta, femra, gruaja, nëna.

    Femra , si pjesa më e brishtë e shoqërise sonë , e cila me veprat e saj ka thurur histori , sot cënohet.  Shpesh është thënë ,që ky fenomen ka si bazë gjininë , pra shumë meshkuj duke e unifikuar vetveten me forcën fizike , synojnë të zgjidhin situata të shumta duke aplikuar dhunë në familje , më së shumti tek bashkëshortet e tyre. Kjo paraqet cënimin e plogështisë dhe brishtësisë së të dobëtit (kjo në aspektin fizik) , siç janë femrat apo fëmijët .Në dukje , ky ‘’privilegj ‘’ për meshkujt u jep atyre potencë në shoqëri dhe i ngre në majat e elitës , por ç’është e vërteta , aplikimi i dhunës nga ana e tyre , sjell një deformim dhe prishje të idealeve personale dhe përçarje të ekuilibrit familjar në çdo spektër të mundshëm.

    Dhuna në familje ka qenë dhe do të mbetet një plagë e vjetër e pambyllur e shoqërisë, e cila i ka bërë sfidë shoqërisë në mbarë botën.. Në ditët e sotme është e pashmangshme të kalojë një ditë e të mos shënohet një tjetër viktimë, femër, nënë, bashkëshorte apo motër,por në raste më të rralla edhe meshkuj. Përtej pikëpyetjeve që pothuajse nuk marrim asnjë përgjigje për pjestarët e tjerë të familjes, arrestim apo dënim të autorit, tek ne jepen ide të ndyshme rreth viktimës dhe autorit.

    Fatëkeqësisht tek ne akoma mbizotron mendimi se dhuna familjare është „çështje familjare“, është mbrenda familjes dhe aty duhet trajtuar, është një tabu temë, që shoqëria jonë në disa raste dhe e pranon si të tillë. E si do të ndjehej një grua viktimë e dhunës familjare në një mjedis ku i ka të kufizuara  dhe të mbyllura gjitha rrugët e shpresës dhe shpëtimit. Cila do të ishte dera e parë për të kërkuar ndihmë? Edhe po të marin guximin e të paraqesin rastin, ndodhë që në fund të dorëzohen dhe të kthehen përsëri në fillim, të kthehen përsëri në ambientin e agresorit dhe të vazhdojn sikur nuk ka ndodhur asgjë.

    Arsyet për këtë mundë të jenë të ndryshme dhe të shumta. Nuk ka se si të veproj ndryshe një grua viktimë e dhunës nëse nuk ka pavarësi ekonomike, sociale dhe mbështje psiko-sociale dhe institucionale. Nuk do të ketë  guxim dhe kurajo të mjaftueshme për të vepruar më tej atëherë kur edhe personat që do të duhet ta marin seriozisht çështjen e saj e tallin dhe e paragjykojn. Kërcënimi përmes fëmijëve është një kërcënim klasik dhe shumë  i ulët nga partneri agresor që i ndalon ata të ndërmarin hapa të mëtejshëm, aspekti material, mos përkrahja, turpi dhe bindja se çka do të thonë të tjerët, sakrifica për hirë të fëmijëve dhe familjes gjitha këto së bashku e pamundësojn gruan viktimë të ndërmarë hapa dhe të flas për gjendjen e saj. Pra, aryeja është e qartë abuzuesit përdorin dhunën fizike dhe seksuale, kërcënimet, ofendimet emocionale dhe privimin ekonomik si një mënyrë për ti dominuar viktimat .

    Hapi i parë që duhet bërë për të ndihmuar këto gra është senzibilizimi kolektiv, do të thotë një rritje të vetëdijes kolektive për dhunën dhe pasojat e saja afatgjate. Nuk janë thjesht lëndimet dhe cikatrikset e fytyrës dhe trupit ata që duhet trajtuar, por gjurmët që këto lëndime kanë lënë mbi mirëqenien psikologjike të gruas. Nuk është e lehtë për një grua të pranoj se është viktimë, nuk është aspak e lehtë që në një shoqëri si e jona të flitet hapur dhe pa frikë për këta tema. Paragjykimet dhe stigmatizmi i këtyre grave shkon përtej arsyes të shëndosh saqë në disa raste në vend të viktimave ata të ndjehen fajtore dhe të turpëruara, të privuara për të jetuar një jetë dinjitoze ashtu siç kanë të drejtë dhe meritojn të jetojnë.

    Për shkak se përvoja e abuzimit është kaq degraduese dhe poshtëruese, një grua mund të ngurrojë ta diskutojë atë me dikë që nuk mund ta marrë seriozisht,  mund ta nënvlerësoj përvojën e saj,  mund ta perceptojë atë se e meriton abuzimin, ose ta fajësojë atë për qëndrimin me abuzuesin. Ajo mund të ketë frikë se raportimi i abuzimit do të rrezikojë sigurinë e saj dhe fëmijve dhe ajo mund të qëndrojë në marrëdhënie me shpresën se situata do të përmirësohet sepse partneri i saj mund të mos jetë gjithmonë abuziv dhe kjo i jep asaj shpresë se ai do të ndryshojë.

    Andaj kur i kemi parasysh të gjithë këto faktorë dhe situtën e ndjeshme psiko-emocionale, ajo që ne duhet bërë është të flasim për dhunën në familje, ti detektojm dhe ti përkrahim këta gra, tu ofrojm siguri dhe mbështjete, besim dhe empati, ti inkurajojm për hapa të mëtejshëm dhe të ju ofrojm mundësi për një jetë më të mirë, kjo njëherit është edhe obligim yni si ekspert të shëndetit mental por dhe si shoqëri në përgjithësi. Pa frike dhe turp sepse dhuna nuk njeh moshë, status socio ekonomik, secila nga ne mundë të jetë viktima e radhës, nuk ka më NE dhe ATA por vetëm NE të bashkuara kundër këtij fenomeni shoqëror.

    Çdo femër në botë , meritonë vizionin e së ardhmes të sigurt në aspektin emocional dhe social si dhe zbatimin në praktikë të të gjitha të drejtave, të siguruara me kushtetutë, por që realiteti tregon të kundërtën. Vendin e bën shoqëria dhe aktet e saj , të cilat kur hasin mospërputhje me legjislacionin sjellin ngërçe ,ndonjëherë të pazgjidhshme. Por , e mira në këtë temë të trajtuar qëndron tek fakti se ne mundemi, të ndryshojmë vendin , duke e filluar këtë ndryshim nga vetja. Dhuna në familjet tona , dhuna ndaj grave e nënave tona , është një akt i rëndë, që prek rëndë ndjenjat sublime dhe i rrëzon virtytet tona si shoqëri. Jemi ende në kohë të sulmojmë së bashku errësirën që shkakton kjo problematikë; të forte në aspekt intelektual le të bashkohemi për tu bërë barrierë e saj dhe kështu ti hapim vend mireqenies në famijlet tona me, në qendër gruan ,burimin e jetës./Nistori/

    Mr. sc. Sema Halili- Psikologe e Licencuar në Psikologjinë e Shëndetit Mental,Magjistre e Psikologjisë Klinike, Gestalt Psikoterapeute e Licencuar nga EAGT/Trajnere, EMI Practioner

    Lajmi Paraprak

    Blerta Basholli: Tetova dhe çmimi në TIFF ODA një nder i veçantë për mua (Video)

    Lajmi i rradhës

    Lumi i Gashit, pasuria shqiptare në UNESCO

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë