‘Ca pika shiu ranë mbi qelq, për ty unë befas ndjeva mall’

    Ismail Kadare

    Ca pika shiu ranë mbi qelq.
    Për ty unë befas ndjeva mall.
    Jetojmë të dy në një qytet,
    Dhe rrallë shihemi, sa rrallë.

    Edhe m’u duk pak e çuditshme
    Si erdh kjo vjeshtë, ky mëngjes.
    Qiejt e ngrysur pa lejlekë
    Dhe shirat pa ylberë në mes.

    Dhe thënia e vjetër e Heraklitit
    Seç m’u kujtua sot për dreq :
    « Të zgjuarit janë bashkë në botë,
    Kurse të fjeturit janë veç ».

    Në ç’ëndërr kemi rënë kaq keq,
    Që dot s’po zgjohemi ne vallë ?…
    Ca pika shiu ranë mbi qelq
    Dhe unë për ty seç ndjeva mall.

    1976.

    Lajmi Paraprak

    Çfarë ndodh me trofeun e Ligës Premier nëse Liverpool-i siguron titullin herët

    Lajmi i rradhës

    Humbjet e papritura të ekuilibrit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë