“Ndje më shumë, mendo më pak”

    Charles Bukowski

    Ndonjëherë s’ke kohë as ta vësh re.
    Në pak sekonda ndodh gjithçka.
    Gjërat ndryshojnë.
    Mbetesh gjallë. Vdes.
    Bota vazhdon, ecën.
    Të brishtë jemi, si një copë letër.
    Jetojmë në zgrip të përqindjeve,
    me kohë të kufizuar.
    Dhe kjo është e mira dhe e keqja e kësaj,
    i thonë “faktori kohë”.
    Dhe nuk ke ç’bën.
    Mund të shkosh e të rrish në majë të malit,
    të rrish atje duke përsiatur dhjetëra vjet
    dhe të mos ndryshosh gjë.
    Mund të ndryshosh vetveten në njëfarë mënyre,
    por dhe kjo mund të të dalë për keq.
    Ndoshta shumë e vrasim mendjen.
    Ndje më shumë,
    Mendo më pak.

    Lajmi Paraprak

    Diplomatët perëndimorë me kërkesa konkrete ndaj talibanëve

    Lajmi i rradhës

    Ndërpritet komunikacioni hekurudhor, shkak bojkoti i punonjësve

    Lajme tjera

    “Bijtë”

    Khalil Gibran Fëmijët tuaj nuk janë bijtë tuaj,Janë bij e bija të etjes që jeta ka për vetveten,ata…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë