Chris Rock do të përfitojë para të majme pas incidentit në ‘Oscars’

    Chris Rock do të përfitojë para të majme pas incidentit që ndodhi në ceremoninë ‘Oscars’, ku u godit me shuplakë nga Will Smith.

    Komiku ‘u përmbyt’ me oferta të konsiderueshme parash për intervistën e tij të parë, ndërsa Oprah Winfrey dhe Ellen DeGeneres, i sugjeruan emisionet e tyre për komentet e para të aktorit.

    Intervista nuk është e vetmja gjë që mund t’i sjellë të ardhura 57-vjeçarit dhe sipas The Sun, biletat për shfaqjen e tij ‘stand-up’ janë ndër më të kërkuarat e ditëve të fundit – nga të cilat do të përfitojë rreth dy milionë dollarë.

    Zgjidhja e situatës “me aq hir dhe gjakftohtësi” ka kontribuar në popullaritetin e tij dhe si rezultat po fiton shuma të konsiderueshme. Turneu i ‘stand-up’ komedisë së tij është shitur muaj më parë, por ai ka shtuar më shumë data falë rritjes së kërkesës.

    Momenti kur Smith e goditi Rockun, pasi ky i fundit bëri shaka për gruan e aktorit, Jade Pinkett-Smith, është konsideruar si një nga momentet më tronditëse në historinë e Academy Awards.

    Sipas mediave amerikane, Willit i janë dhënë dy javë kohë për të shpëtuar karrierën e tij në Hollywood, pasi Akademia konfirmoi se janë duke votuar për ndërmarrjen e masave disiplinore. Smith po përgatitet të dëshmojë për rastin e tij në një seancë dëgjimore më 18 prill.

    Lajmi Paraprak

    Ukraina ka sot rëndësi, por edhe Bosnja kishte 30 vjet më parë: Ku ishte reagimi i sotshëm, dikur?

    Lajmi i rradhës

    Një nënë që ka foshnjën në gji, duhet t’i kushtojë vëmendje ushqimit

    Lajme tjera

    Për artistët rezistentë

    Federico García Lorca (pjesë nga ligjërata “Flisni për teatrin” e 2 shkurtit 1935)Përktheu: Aurel Plasari Teatri është një…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë