Detyra e artit …

    Nga: Jorge Luis Borges
    Përktheu: Elona Caslli

    Detyra e artit është të shndërrojë gjithçka që na ndodh, ta shndërrojë gjithçka në simbole, në muzikë, ta shndërrojë gjithçka në diçka që mund të jetojë në kujtesën e njeriut. Kjo është detyra jonë. Nëse nuk e përmbushim, hidhërohemi.

    Shkrimtari, apo artisti, ka detyrën ta shndërrojë gjithçka në simbole. Këto simbole mund të jenë ngjyra, forma ose tinguj. Për poetin simbolet janë tinguj dhe fjalë, fabula, histori, poezi. Puna e poetit nuk mbaron kurrë. Nuk ka të bëjë hiç me orët e punës.

    Ti gjithmonë merr diçka nga bota e jashtme. Diçka duhet të shndërrohet dhe në fund të fundit, ajo do të shndërrohet. Ky zbulim mund të shfaqet kurdo. Poeti kurrë nuk pushon. Ai gjithmonë punon, madje edhe kur ëndërron. Përtej jetës së shkrimtarit është një vetmitar.

    Ti mendon se je vetëm dhe me kalimin e viteve nëse yjet janë me ty, mund të zbulosh, që je qendra e një rrethi të madh miqsh të padukshëm të cilët të duan, por ti nuk do t’i njohësh kurrë. Dhe ky është një shpërblim i mrekullueshëm.

    Lajmi Paraprak

    Manaferrat reduktojnë infeksionin dhe inflamacionin

    Lajmi i rradhës

    Gjykata Penale: më 4 shtator fillon gjyqi për vrasjen e Vanjës dhe Pançes

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë