Gjon Mili, shqiptari që revolucionarizoi artin e fotografisë (FOTO)

    Në vitin 1949 ai u dërgua nga revista LIFE për të fotografuar artistin Pablo Picasso, me të cilin krijoi një seri fotosh, në Valori të Francës. Ndër to ishte edhe ajo më e njohura me titull: “Pikaso duke vizatuar me dritë”, që gjendet në shumë albume të fotografisë botërore

    Fotografia është ngrirja e një momenti. Megjithatë, një person, fotograf, i lindur në vitin 1904, e çmontoi idenë se momenti brenda fotografisë patjetër qëndron përjetësisht i ngurtë. Ky fotograf, besoni ose jo, është një shqiptar. Bëhet fjalë për Gjon Milin, një fotograf amerikan me origjinë shqiptare, i cili u bë i famshëm si një inovator ndriçimi dhe specialist për fotografinë në lëvizje. Ai prodhoi faqe ballore për revistave, duke shfaqur portrete të fuqishme të figurave publike dhe politike siç ishin: Adolf Eichmann, Eisenhoëer dhe Pablo Casals.

    I lindur në Korçë të Shqipërisë, ai emigroi në SHBA kur ishte 19 vjeç, për të studiuar në universitetin e famshëm MIT (Instituti Teknologjik i Massachusetts), ku diplomoi si inxhinier ndriçimi. Mili ishte një pionier i fotografisë flash (me dritë) si dhe një nga të parët që përdori teknikën stroboskopike (fenomen vizual që ndodh kur lëvizja është e vazhdueshme). Stroboskopike përdorej si metodë, por vetëm në shkencë. Ishte Mili që e masivizoi edhe në fusha të tjera të fotografisë.

    Ai u përpoq të studionte lëvizjen dhe ndërveprimin e trupit të njeriut duke fotografuar valltarë, muzikantë, aktorë me teknika të ndryshme. Për 15 vjet ai ka punuar si fotoreporter për revistën e njohur amerikane “Life”. Kishte pasqyruar në fotografi figura të artit e kulturës botërore si: regjisorin Hitchcock, kompozitorin Stravinski, aktoren Helen Vajgel, këngëtarët Frank Sinatra dhe Pol Robson etj../Koha.mk/

    Lajmi Paraprak

    Deskoska: Me ligjin e ri katër anëtarë të familjes mund të legalizojnë katër ndërtesa pa leje

    Lajmi i rradhës

    Letra nga Van Gogh: Mund të bëja më shumë nëse do isha më mirë ekonomikisht!

    Lajme tjera

    ANALISTAT

    Lirim Alija Përher para ene mbas votimeveKërcllojnë intervistatNejse politikant e kanë paqetërPo xhi duunë analistat.?! Hasret ta kallish…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë