DIKTATORI I PENDUAR

    Kujtim Shabani

    Diktatori doli edhe një herë në shesh.

    I kishte rënë një nur sikur do të vdiste vrik.

    E goditi dy herë me gishtin tregues mikrofonin

    për tu siguruar dhe foli:

    – Ua kam nxirë jetën

    – Ua kam vjedhur bukën e gojës

    – Ju kam gënjyer ndër sy

    – Ju kam tallur hapur

    – Ua kam vjedhur votën

    – Ua kam mohuar fjalën

    – Ju kam mbytur në gaz

    – Ju kam kalbur në burg

    – Ju kam zhdëpur në dru

    – Ua kam shembur shtëpitë

    – Ju kam syrgjynosur

    – Ju kam përgjuar kudo

    – Ç’nuk ju kam punuar…

    Atëherë nuk duruan disa nga turma:

    – Të të vijë turp si flet për veten Tënde!

    – Na sill fakte!

    – Ti je më i miri!

    – Ta marrshim t’keqen!

    – Marrsh nga ditët tona!

    – Rroftë Diktatori!

    Ndërsa diktatori i hutuar shtrëngoi zemrën me dorë, një agjent i fshehtë i regjimit thirri i pari:

    – Poshtë Diktatori!

    Lajmi Paraprak

    Mbani fëmijët larg vitaminave të panevojshme

    Lajmi i rradhës

    “Marshi i Engjëjve” në Koçan: familjet kërkuan drejtësi për 62 jetët e humbura në zjarrin tragjik të “Puls”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë