Ditën e 8 Marsit

    Osman Demiri

    Me ato pak lek në xhep
    të kursyera gjatë kohë
    shëtisja nëpër dyqane
    nanës për 8 mars t’i bëj një dhuratë
    T’i blej një lule
    ta mbushë me erë shtëpinë
    jo se do tretet aroma e saj
    t’i blej një shall
    qafës t’ia mbeshtjell
    do ia mbulojë bardhësinë e gushës
    T’ia blej një palë pantofla
    do ia vras hapat e saj të lehtë
    T’ia dhuroj një buzëkuq
    Ah jo
    nuk do t’i ndjej puthjet e saj
    Do kthehem duarbosh
    t’i jap një përqafim
    me një psherëtimë të thellë
    Të dua Nanë!

    Lajmi Paraprak

    8 marsi për dikë është festë, për dikë tjetër është sfidë për mbijetesë

    Lajmi i rradhës

    Grubi dhe Kovaçevski “amnistojnë” Dimitrijeviqin

    Lajme tjera

    Në mundsh

    Rudyard Kipling Në mundsh ta ruash arsyen, kur bota humbet filline fajin ty ta hedh dhe vetes t’i…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë