DUART E STËRGJYSHËRVE TË MI

    Poezi nga: Zbigniew Herbert
    Përktheu: Anton Papleka

    Duart e stërgjyshërve të mi
    Punojnë brenda meje vazhdimisht
    Duar të forta të ngushta eshtake
    Të mësuara për të mbajtur frerin e kalit
    Për të përdorur pallën kordhën shpatën

    O paqe e epërme – e goditjes për vdekje

    Ç’duan të më thonë duart e stërgjyshërve të mi
    Ato duar ngjyrë ulliri të ardhura nga bota e përtejme
    Sigurisht për të mos më braktisur
    Ato më mbrujnë si brumin
    Që duhet të bëhet bukë e zezë

    Dhe ajo që e kapërcen imagjinatën time
    Me gjeste të vrazhda ato më hipin në shalë
    Me këmbët në yzengji.

    Lajmi Paraprak

    Si bëhen super të pasur yjet e futbollit

    Lajmi i rradhës

    Europa ka “mbase edhe gjashtë javë karburant për avionë”, paralajmëron shefi i IEA-s

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë