E shkreta vajzë

    Maya Angelou
    Shqipëroi: Gjekë Marinaj

    Ju keni gjetur një tjetër të dashur
    dhe unë e di këtë
    Dikë që ju adhuron
    tamam si unë
    Varur në fjalët e tua
    si të ishin prej ari

    Duke menduar së ta kupton
    shpirtin
    e shkreta vajzë
    tamam si unë.

    Ju po thyeni një tjetër zemër
    dhe unë e di këtë
    Dhe nuk mund
    të bëj asgjë
    Nëse provoj t’i tregoj asaj
    ato që di
    Ajo do më keqkuptojë
    dhe do më bëjë të ikë

    E shkreta vajzë
    tamam si unë.

    Ju do e leni edhe atë
    dhe unë e di këtë
    Ajo nuk do e dijë
    ç’të bëri të ikësh
    Ajo do qajë dhe pyesë veten
    Çfarë shkoi mbrapsht
    Pastaj do të fillojë
    të këndojë këtë këngë
    E shkreta vajzë
    tamam si unë.

    Lajmi Paraprak

    Biden: Facebook është duke vrarë njerëzit, lejon postimin e dezinformatave rreth vaksinave për Covid-19

    Lajmi i rradhës

    16 shtetet që kanë nisur të përdorin pasaportën COVID për të udhëtuar në BE

    Lajme tjera

    Arti, filmi dhe jeta

    Thënie nga: Alejandro JodorowskyPërzgjodhi dhe përktheu: Enkeleda Suti – Një ditë, dikush më tregoi një gotë me ujë…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë