EKSPERTËT E LAJMEVE

    Poezi nga: David Lerner
    Përktheu: Fadil Bajaj

    ekspertët e lajmeve
    shesin me shumicë mençuri të lirë me çmime të ulëta

    ekspertë me buzëqeshje të papërshkueshme nga zjarri
    që ju thonë se si
    të afroheni më shumë me qenin tuaj

    pse miqësia është një investim i arsyeshëm

    si të dihet kur
    dashuria është më shumë bela se sa sevda

    ekspertët e lajmeve
    do t’ju udhëheqin nëpër
    mundimet e pandershme dhe ekzotike të një mbretëreshe
    bukurie me një shpjegim të mutsihantë

    të padukshmen
    si një fjalëkryq

    rendisin çatajtë e luftës
    në kolona të renditura me kujdes

    marrin pjesë në një ndejë ditëlindjeje për tmerr
    dhe aty japin
    dhurata praktike

    ata përpiqen të skicojnë rrugët tregtare
    të trishtimit vullkanik

    me koncepte aq të huaja për Zotin
    ato mund të jenë
    edhe instrumente torture
    të projektuara për t’u përdorur ndaj fëmijëve

    jam lodhur duke rënë në
    vrimat e syve të tyre

    në majë të hundës më kanë ardhur dëshmorët e citueshëm
    dhe vdekja e së vërtetës me injeksion vdekjeprurës

    unë nuk mund t’i kuptoj njerëzit
    që gënjejnë me kaq zell
    njeriu nuk e kupton asnjë fjalë që thonë

    ose pse fati i mbrapshtë është produkt
    që mund të emërojë çmimin e vet

    pse njëfarë kurve prej gazetari e trullosur
    mund të zgërdhihet në një sy çeliku aq fatalisht me fuqi
    sa që ndyshon gjithçka që sheh

    dhe na jep fytyrën e tij
    si qurra në një gur të paçmuar

    ai i prek flokët dhe buzëqesh

    Lajmi Paraprak

    Trafikimi i qenieve njerëzore: gjashtë shtretër për dhjetëra fate

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë