EMISIONI HUMORISTIK “FACE OFF” DO T’UA ÇJERRË MASKAT ATYRE QË NDRYSHE FLASIN E NDRYSHE VEPROJNË (VIDEO)

    “Face off” është emisioni më i ri satirik që do të transmetohet sonte në ora 21:00 në kanalin e emisionit në Youtube. “Face off”, sipas protagonistit të emisionit, Hasim Memishi – Sopi, e ka kuptimin e çjerrjes së maskave, domethënë edhe emisioni do të mundohet t’ua çjerr maskat të gjithë atyre që thonë tjetër gjë e bëjnë tjetër gjë. Sopi për Nistori thotë se emisioni do të jetë risi për hapësirat tona shqiptare, ku do të ketë ngjyra të ndryshme të humorit.

    Ata ekskluzivisht në intervistën për Nistori tregojnë të rejat e emisionit dhe befasitë të cilët duhet të presin shikuesit dhe artdashësit e Sopit. Me një skenografi mbresëlënëse, batuta të jashtëzakonshme nga aktori Lind Denjalli dhe influenceri Enis Ajrullai që do të servojnë për publikun me mjaft mjeshtri. Ky format i emisionit do të jetë më ndryshe nga ai që jemi mësuar të shikojmë deri më tani, thekson Sopi.

    “Face off” do të ketë pesë rubrika, hyrjen, lajmet, fotot e javës, anketa me qytetarë dhe moti si asnjëherë më parë. Emisioni përveç Youtube-s do të transmetohet live në Facebook, çdo të diel në ora 21:00. Përndryshe, ky projekt mbështetet nga Ambasada e Amerikës në Maqedoninë e Veriut. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Shilegov refuzoi ta pret shiritin në Stadiumin e FC Shkupit

    Lajmi i rradhës

    Dashuria për veten nis nga mëlçia | Ushqimet si trajtim

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë