FËMIJË LUFTE

    Poezi nga: Peter Thabit Jones
    Përktheu: Angela Kosta

    Tashmë ka njëqind vjeç.
    Vetëm nëntë vjeç, sytë e tij mbyten ngadalë
    në lotët e tij të papritur,
    ndërsa gishtërinjtë ngjyrë kafe
    dridhen nën plagët e buzëve të tij.

    Mendimet e tij ecin mes kujtimeve të pluhurosura të shkatërrimit,
    rënies së bombave
    ndërtesës ku prindërit e tij, tre vëllezërit
    dhe dy motrat u vranë.

    Është i vetëm në botë …
    Vetëm me tmerret e tij.

    Bagazhi i tij i vogël i përvojave,
    tashmë përplot është.

    Reporteri dhe kameramani perëndimor
    në hotelin e tyre do të kthehen,
    dhe bashkë do të thurin
    një histori tjetër lufte,
    ndërsa djali do të endet
    nëpër qytetin e tij të shkatërruar,
    ku tmerri është plot me tmerr,
    ku avionët gërvishtin
    qiellin e natës dhe mëngjeseve hapen.

    Lajmi Paraprak

    Një djalë nëntëvjeçar humb gishtat në një rast bullizmi në një shkollë portugeze

    Lajmi i rradhës

    UNICEF: mbi 400 milionë fëmijë jetojnë në varfëri

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë