FËMIJËT …

    Maram Al Masri
    Përktheu: Elmaz Fida

    Fëmijët nuk i kuptojnë
    edicionet e lajmeve
    rënien, ngritjen dhe luhatjen e bursës
    madje, as krizën ekonomike.

    Fëmijët ëndërrojnë
    për kuajt
    qentë, macet
    dhe miqtë
    Në veçanti
    ata ëndërrojnë puthjet, buzëqeshjet
    dhe duart përkëdhelëse.

    Fëmijët nuk e kuptojnë
    heshtjen e dasmave
    mbylljen e qendrave argëtuese
    as dhe refuzimin e familjarëve
    kur ata kërkojnë mollën e dashurisë
    çokollatën
    apo qoftë dhe një xhiro me kuaj
    druri

    Fëmijët nuk i kuptojnë luftërat
    madje, as kur
    imitojnë policinë
    apo maskohen si indianët e kuq.

    Fëmijët janë amaneti i çmuar
    i jetës …

    Lajmi Paraprak

    Gerapetritis: marrëveshja e Prespës nuk mund të ndryshohet as nga Greqia, as nga RMV

    Lajmi i rradhës

    Salçiçet, lëngjet për fëmijë, akullorja, janë disa nga produket e tërhequra nga tregu i RMV për shkak të sigurisë

    Lajme tjera

    “Falmë”

    Robert Shvarc Oh, falmë, falmë pse kërkojprej teje unë dashurinëe dhembshurisht pse të qortojnë çastet-vrer, kur shpesh harrojse…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë