FILMAT VIZATIMORË | Rëndësia e tyre me përmbajtje edukative

    Në vend të video lojërave, rrjeteve sociale, telenovelave turke – përmbajtje zhvillimore për fëmijë. Në televizionet vendase mungon edukimi joformal dhe filmat vizatimorë edukativë janë një mënyrë e shkëlqyer që fëmijët të argëtohen dhe të kenë dobi prej tyre.

    Kliko në Gley.mk dhe shiko filmat vizatimorë me përmbajtje edukative

    Numërimi, format e objekteve dhe ngjyrat e tyre, parimet e funksionimit të pajisjeve të ndryshme, rregullat e sjelljes, mësimi i gjuhës – të gjithë fëmijët mësojnë me gëzim dhe nuk është aspak e mërzitshme. Fëmijët janë në gjendje të mësojnë për dashurinë dhe dhembshurinë, mirëkuptimin dhe miqësinë reciproke, kulturën dhe mirësjelljen.

    Nëse kërkoni një mënyrë argëtuese për të mbështetur një fushë specifike të të mësuarit për fëmijën tuaj, shikoni këtë listë të përmbajtjeve:

    BabyRiki është serial televiziv rus i animuar për të vegjlit. Përmbajtje që mbulon të gjitha aspektet e jetës së një fëmije. Miqtë e ëmbël dhe plot ngjyra që jetojnë në dhomën e fëmijëve dhe përmes lojës dhe këngës u mësojnë atyre gjërat themelore, duke i ndihmuar ata të zbulojnë më lehtë dallimet dhe të kuptojnë botën përreth tyre.

    Numberblocks është serial televiziv britanik i animuar për fëmijët e moshës parashkollore. Emisioni ndjek Blloqet e Numrave, bllokun e shenjave që përfaqësojnë numrat. Ata jetojnë në Numberland dhe nisin aventura që lidhen me konceptet matematikore. Ata flasin, këndojnë dhe kërcejnë dhe kjo çon në argëtim të çmendur. Dhe kur numrat i mësojnë fëmijët të numërojnë, të mbledhin, të zbresin, atëherë ata bëhen mësuesi më i mirë i matematikës. Në vitin 2017, emisioni u nominua për çmimin BAFTA në kategorinë “Mësim”.

    Shaun the Sheep është serial televiziv britanik, emision destinuar për shikuesit më të rinj. Personazhi i kryesor është delja Shon. Seriali fokusohet në aventurat e tij në një fermë veriore angleze si udhëheqësi i kopesë së tij. Shon është një aventurier kureshtar me një imagjinatë të madhe, argëtuesi kryesor i fermës. Si një dele e zezë e vërtetë, ai rregullisht futet në telashe, por ka shokun e tij Bitzer, një qen që e ndihmon gjithmonë ose të dalë nga telashet ose të futet më shumë në to.

    5+ nikoqirët është serial televiziv vendas për fëmijë të moshës prej 4 deri 9 vjeçare. Tregimi zhvillohet në një rrokaqiell, në një qytet të madh, të ngjashëm me të gjithë qytetet e mëdha të botës. Në rrokaqiell, kuptohet, jetojnë edhe shumë fëmijë – por edhe një qen që flet – Miri Nikoqiri. Çdo episod është tregim më vete, në të cilën në mënyrë zbavitëse dhe interesante fëmijët do të njihen me situata dhe probleme të ndryshme jetësore dhe do të mësojnë mësime të caktuara.

    “Zoki Poki” është serial TV i bazuar në librin për fëmijë me të njëjtin titull, të shkrimtares Olivera Nikolova. Regjisori Aleksandar Popovski dhe producenti Robert Naskov vendosën të ekranizonin “Zoki Poki” jo vetëm sepse besojnë se kjo vepër letrare kulti është e rëndësishme për shumë gjenerata të ndryshme, por edhe për shkak të mungesës së programeve televizive vendase për fëmijë. Me dëshirën për të rikthyer vlerat që po zhduken dalëngadalë, autorët duan të krijojnë një projekt televiziv që do të mbajë vëmendjen e fëmijëve që rriten në kohën e sotme “të shpejtë”.

    Këto janë vetëm disa rekomandime për fëmijët tuaj, të cilët përveç argëtimit, mund të mësojnë edhe për vlerat dhe mund t’i gjeni në platformën e parë të Maqedonisë së Veriut streaming Gley, në kategorinë Gley fëmijë.

    Të dubluar në maqedonisht dhe shqip, të disponueshëm në aplikacionin Gley në Smart TV, telefon ose tablet, kompjuter si dhe në marrësit MaxTV, disa orë përmbajtje zhvillimore dhe edukative për fëmijën tuaj, që mund t’i shikojë kur të dojë, ku të dojë dhe me cilëndo shoqëri.

    Lajmi Paraprak

    Kovaçevski: Mos gërmoni kriptovaluta, harxhojnë shumë rrymë

    Lajmi i rradhës

    “Nuk i kthejmë fëmijët në shkollë, nëse nuk kthehen mësueset e tyre në vendin e punës” – protestohet në Tetovë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë