“Nuk i kthejmë fëmijët në shkollë, nëse nuk kthehen mësueset e tyre në vendin e punës” – protestohet në Tetovë

    Largimi nga puna i disa mësueseve, ose siç thonë nga komuna, përfundimi i kontratave të tyre të punës, ka qenë shkak për pakënaqësi të nxënësve dhe prindërve të tyre, në shkollën “Kirili dhe Metodi” në Tetovë.

    Nxënësit e klasave të para dhe të pesta, me fleta në duar, sot kërkuan kthimin në punë të mësueseve të tyre. Prindërit thanë se nuk do t’i lejojnë fëmijët e tyre në shkollë, nëse nuk kthehen mësueset me të cilat e kanë filluar mësimin, raporton Nistori.

    Prindërit gjithashtu kërkuan sqarim për largimin e mësueseve nga puna, duke thënë se për këtë vendim janë njoftuar nëpërmjet një SMS-i edhe atë gjatë ditës së djeshme.

    “Është dashur të ketë një plan tjetër për këto largime nga puna. Është dashur të na informojnë më herët se mund të ndërrohen mësueset, e jo të traumatizohen fëmijët, pasi ata tanimë vetëm se janë mësuar me mësuesen”, u shpreh një prind.

    “Ne s’jemi kundër arsimtares së re por kundër partive të cilat bëjnë këto qoftë në pozitë apo opozitë. Nuk mund të për këtë të na informojnë vetëm një ditë para”, tha një prind tjetër.

    Drejtoresha e shkollës “Kirili dhe Metodi”, Sihana Kaba Kasami, tha se prindërit i kanë traumatizuar fëmijët dhe se “shkolla nuk është vendi ku zgjidhen këto probleme”.

    “Ka institucionet ku zgjidhen këto punë. Oborri i shkollës nuk është për këto punë. Mësimi vazhdon. Nuk mund të përgjigjem pse janë larguar mësueset. Ne me të gjithë arsimtarët nënshkruajmë kontrata pune dhe sa e di unë atyre iu ka përfunduar kontrata e punës”, tha drejtoresha e shkollës “Kirili dhe Metodi”.

    Ndërkohë nga Komuna e Tetovës thanë se mësueseve u ka përfunduar kontrata e marrëdhënieve të punës, ndërkohë për punësime të reja do të duhet të pritet pëlqim nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

    “Të gjithë të punësuarit në marrëdhënie të caktuar, iu përfundon marrëdhënia e punës më datë 31 gusht 2022. Ne si komunë kemi qenë të detyruar, që kryetari të jep vetëm pëlqim për vazhdimin e marrëdhënies së punës për vitin shkollor 2022/2023, për shkak se ne si komunë nuk i kemi pëlqimet për financimet e vjetra nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës”.

    “Neni 34 i Ligjit për parandalim të korrupsionit në mënyrë të qartë përshkruan që deri në konstituimin e këshillit nuk mund të hapen konkurse për punësime të reja. Në momentin që do të vijnë pëlqimet për financime të vjetra nga MASH, këta vende pune do të dalin në konkurs dhe secili ka të drejtë të marrë pjesë në konkurs”, tha mes tjerash Nazmi Dauti – udhëheqës i Sektorit të Arsimit në Komunën e Tetovës.

    A shtoi se “e vetmja që kryetari i komunës dhe komuna mund të bëjë është dhënia e pëlqimit për punësim deri të përkohshëm në tre muaj, gjë që kryetari e ka bërë”.

    Ndryshe, ditëve të fundit në Tetovë ka pasur përplasje në mes udhëheqësisë lokale dhe pushtetit qendror për ingerencat në arsim dhe shkarkimin e drejtorëve dhe arsimtarëve, ndërsa prindërit dhe qytetarët dyshojnë se këto bëhen për hakmarrje politike./Nistori/

    Lajmi Paraprak

    FILMAT VIZATIMORË | Rëndësia e tyre me përmbajtje edukative

    Lajmi i rradhës

    Shkupjanët nuk e dinë se sa do të paguajnë për ngrohje

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë