Përgatiti: Aleina Arsllani
Sonte në skenën e TIFF ODA, ora 21:40 do të shfaqet filmi i cili ka fituar çmimin për regjisorin më të mirë në Kanes, “Annette”, përcjell Nistori.
Los Anxhelosi i ditëve të sotshme. Henry është një komedian stand-up me një humor të ashpër. Ann, një këngëtare e operës me famë ndërkombëtare. Së bashku, në qendër të vëmendjes, ata formojnë një çift të lumtur dhe shumë joshës. Lindja e fëmijës së tyre të parë, Annette, një vajzë misterioze me një fat të jashtëzakonshëm, do t’i kthejë jetën përmbys.
Regjia: Leos Carax, ndërsa luajnë: Adam Driver, Marion Cotillard, Simon Helberg. /Nistori/