Hapja e Festivalit TIFF ODA do të realizohet sonte në Tetovë me film të rregisorit tetovar Arben Thaçi, përcjell Nistori.
Filmi është një dramë psikologjike me elemente të luftës që përfshin periudhën e fundit të luftës së dytë botërore, film me motive nga romani i Abdylazis Islamit.
Protagonisti i filmit i luajtur nga aktori Sotiraq Bratko, thotë se roli përshkruan kujtimet e tij, që përpiqet të na zbulojë diçka nga e kaluara e tij e mjegullt, diçka që e fsheh nga njerëzit, gruaja (Eva Alikaj) madje edhe nga vetvetja.
Kasti i aktorëve përfshin emra të njohur nga Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Shqipëria si: Sotiraq Bratko, Eva Alikaj, Refet Abazi, Kejdi Ademi, Afrim Muçaj, Sheqerije Buçaj, Adem Karaga, Blerim Ismani, Arsim Fazlia, Neritan Liçaj e shumë aktorë të tjerë.
Festivali TIFF ODA do të zgjasë prej sonte deri më tre shtator.
Drejtuesit e këtij festivali bëjnë thirrje deri te qytetarët që të respektojnë protokollet kundër
Covid-19 /Nistori/