Filmi “Parku i Dorës” mbushi sallën në premierën në Shkup

    Mbrëmë në Kinotekën e Maqedonisë në Shkup u dha premiera e filmit më të ri artistik “Parku i Dorës”, me regji të Sabidin Aliut, duke shënuar një moment të rëndësishëm për kinematografinë vendore, përcjell Nistori.

    Posteri zyrtar i filmit, i publikuar së fundmi, zbulon një dramë emocionale të ngrohtë dhe të thellë, të fokusuar në marrëdhëniet njerëzore, dhimbjen dhe rimëkëmbjen. Denisi takon rastësisht nënën e Dorës… Ky takim pas 10 vitesh nuk do të jetë aq i mirë për dy ish-të dashuruar.

    Produksioni është realizuar nga Vizioni Plus Production, ndërsa tema dhe atmosfera e filmit sugjerojnë një histori të thellë, të ndjeshme dhe artistikisht të punuar me kujdes. Pas premierës në Shkup, filmi pritet të shfaqet në të gjitha kinematë. /Nistori/

    Regjia: Sabidin Ali
    Skenari: Haqif Mulliqi / Getoarbë Mulliqi

    Drejtori i fotografisë: Robert Jankullovski
    Audio: Ilir Xheladini

    Aktorët:

    Shkëlqim Islami
    Teuta Krasniqi
    Fisnik Zeqiri
    Tara Muharremi
    Sheqerie Ilazi
    Vullnet Ismani
    Bekim Ismani
    Sara Bajrami
    Valdeta Ismaili
    Andi Aliji

    Lajmi Paraprak

    Maqedonia e Veriut drejt plakjes: numri i popullsisë pritet të ulet për 250 mijë

    Lajmi i rradhës

    Mjaft na mbrojte kryeministër. Flladitu pak!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë