Autoriteti i arsyes

    Sead Zimeri

    Nuk ka autoritet më të lartë se arsyeja. Pra, mos kini frikë të bëni pyetje, të vëni në dyshim pohimet dhe deklaratat e autoriteteve. Mos pranoni mendimin e asnjë autoriteti në autoritetin e tyre, por bëni gjykimin tuaj. Sikur ta përdornim arsyen tonë si duhet do ta kuptonim që shumë të “vërteta”, shumë besime, shumë tradita ekzistojnë sepse ne nuk kemi guximin t’i dyshojmë pasi që çdokush rreth nesh ka formuar të njëjtën bindje. Por ky fakt vetvetiu nuk është argument për bindjen dhe besimin që të vetmin garancion ka bindjet e tjetrit i cili po ashtu nuk ka guximin ta dyshojë. Edhe tjetri duke të parë ty të sigurt në bindjet tua formon bindjen që ti sigurisht ke arsye për bindjet tua. Ai beson sepse ti beson, e ti beson sepse ai beson.

    Prandaj propaganda është shumë efektive sepse bindjet tona janë të pa argumentuara, të pa baza. Ne jemi të prirur t’u besojmë më shumë atyre që kanë studiuar në Harward se atyre që kanë studiuar në Kinsasha të Kongos, sepse autoriteti i Harvardit është më i lartë se ai i një universiteti afrikan. Kështu ne formojmë bindjet tona: në autoritetin e dikujt tjetër. Oprah Winfrey rekomandon një libër dhe ai përnjëherë bëhet bestseller, jo pse libri është i mirë por sepse ne kemi një kapacitet të jashtëzakonshëm për vetëmashtrim. E lexon librin, nuk të pëlqen aspak, madje të duket krejtësisht i dobët, por gjithë të tjerët që e kanë blerë atë libër në autoritetin e Oprah apo të ndonjë institucioni tjetër, edhe nëse nuk iu pëlqen liberi ata nuk e pranojnë dot, por madje bëjnë të pamundurën që t’i bindin të tjerët që ta lexojnë. Ky fenomen sigurisht ka shpjegim psikologjik ku ne nuk duam të pranojmë që jemi mashtruar, apo kemi mashtruar veten, dhe për t’i ikur këtij gjykimi, ne e përforcojmë zingjirin ku vetë jemi hallkë. Autoriteti i vetëm është zingjiri dhe përderisa ky zingjir është i fortë, të gjithë që njohim ndajnë të njëjtin mendim me ne, nuk kemi arsye të dyshojmë autoritetin.

    Kështu formohet zingjiri i besimeve dhe bindjeve që qëndrojnë në autoritetin e pakontestuar të njëri tjetrit. Kështu mbijetojnë bindjet më idiotike, besimet më bestyte, gënjeshtrat më absurde, dhe të pavërtetat në përgjithësi. Krejt kjo sepse ne nuk kemi guximin ta përdorim arsyen tonë, të shtrojmë pyetje, të kërkojmë shpjegime që arsyeja jonë i kërkon. Është më lehtë gjithqesi të mos mendosh, por atëherë mos u anko kur të marrin për matuf e të konsiderojnë si budalla, thjeshtë një hallkë në zingjirin e pafund të bindjeve pa bazë. Përderisa besimet, bindjet dhe vlerësimet tona nuk mbështeten nga arsyeja jonë, autoritetet mund të na servojnë lloj lloj gënjeshtre dhe ne do t’i besojmë, mjafton që ata i paraqesin si common sense apo si diçka përtej dyshimit sepse ky apo ai autoritet ka deklaruar që ky besim është i vërtetë.

    Lajmi Paraprak

    Feja dhe filozofia veprojnë në një fushë të përbashkët

    Lajmi i rradhës

    Dhimbja dhe kruarja e veshit, ja sëmundjet që e paralajmërojnë

    Lajme tjera

    Leksik gramshian

    Umberto Cerroni Krizë Gramsci ka një përkufizim të mrekullueshëm të krizës: “Kriza qëndron […] në faktin që e…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë