Politikat e frikës
Modaliteti kryesor i politikës së sotme është bio-politika post-politike – një shembull perfekt i zhargonit teorik, i cili gjithsesi mund të çmontohet lehtësisht: “post-politika” është politika që pretendon se i lë pas përplasjet e vjetra ideologjike dhe më shumë fokusohet tek menaxhimi me ekspertizë dhe tek administrimi, ndërsa “bio-politika” shpall si qëllim të vetin kryesor rregullimin e sigurisë dhe e mirëqenies të jetës së njerëzve [1]. Është e qartë se cili është pikëtakimi i këtyre dy dimensioneve: në momentin që refuzohen kauzat e mëdha ideologjike ajo çka mbetet është administrimi efikas i jetës… ose pothuaj vetëm kjo.
Fjala vjen, kur kemi administratën eksperte, objektive ndaj shoqërisë e të depolitizuar dhe kur koordinimi i interesave shndërrohet në nivelin bazë të politikës, e vetmja mënyrë që të sjellësh pasion në këtë fushë, e vetmja mënyrë që të mobilizosh popullin në mënyrë aktive mbetet frika, një përbërës themelor i subjektivitetit të sotëm. Për këtë arsye bio-politika është në fund të fundit një politikë e frikës; fokusohet tek mbrojtja ndaj viktimizimit apo kërcënimit të mundshëm.
Kapitulli II i librit “Dhuna” | Sllavoj Zhizhek
Historia e një romani dhe rëndësia e redaktorit
Nga: Manuel VilasPërktheu: Albana Murra Kushdo që do të dijë si bëhet dikush shkrimtar duhet patjetër të lexojë…